Skandal në Gjykatën e Tiranës, 300 dosje nuk dërgohen për rekurs

Skandal në Gjykatën e Tiranës, 300 dosje nuk dërgohen për rekurs

Një skandal është zbuluar në Gjykatën e Tiranës, ku rreth 300 dosje të viteve nga 2008 -2015 nuk i janë dorëzuar për rekurs  Gjykatës së Lartë.

Skandali është zbuluar disa javë më parë teksa një pjesë e dosjeve po spostoheshin për në magazinat në Lundër ku dhe do të arkivohen, raporton ORA.

Bëhet fjalë për rreth 299 dosje civile dhe 1 penale që i përkasin viteve 2008 -2015 ndaj të cilave është ushtruar rekurs.

Menjëhere sapo është venë në dijeni të këtij fakti, kryetarja e gjykatës Enkelejdi Hajro ka urdhëruar marrjen e masave për të vënë në lëvizje rekurset si dhe largimin e personave  përgjegjës, kryesekretares dhe një sekretarje.

Gjithashtu për kryesekretaren po pregatitet edhe një kallzim  penal që do të depozitohet në  Prokurorinë e Tiranës për shpërdorim detyre.

Veç kallëzimit penal ndaj dy vartësve të shkarkuara kreu i Gjykatës së Tiranës ka urdhëruar dhe kontrollin e të gjitha procedurave për dosjet e lidhura me rekurset në Gjykatën e Lartë përgjatë periudhës 2008-2015. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy