
Prej orës 16.30, sot Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, e mbështetur edhe nga opozita ka thirrur një protestë.
Lidhur me qëllimin dhe hapat e mëtejmë të kësaj proteste, ka folur në studion e TvT, znj Adriana Kalaja, përfaqësuese ligjore e artistëve.
“Së pari kjo protestë ka një vlerë morale për ti treguar këtij pshteti se ata që e duan teatrin, kulturën dhe Shqipërinë janë shumë në numër nuk janë vetëm, artistë, qytetarë, aktivistë, që ndejëtn bashkë për 27 muaj. Kjo është një frymë e madhe qytetare që për të mbrojtur kulturën, artin, historinë, do të vazhdoj të jetë në mnëyrë konsekuente deri në rrëzimin e këtij pushteti” .
Përkitazi me cështjen së në bazë të ligjit VKM për shembjen e teatrit duhej të hynte në fuqi pas 10 ditësh, por ky afakt nuk u respektua. Sipas Kalajës, kjo është një shkelje e pastër ligjor, dhe për të gjitha këto çështja do ti kaloj SPAK-ut.
“Kjo është një nga shkeljet ligjore të bëra nga kryetari i bashkisë, por para së gjithash, duhet të keni parasysh, se të gjitha pamjet do të ja vejmë në dispozicon SPAK-ut, policia kriminiale nën urdhrat e Ardi Veliut, Sandër Lleshit e Erion Veliajt, kanë kryer vepren penale të vrasjes së mbetur në tentativë, kanë ardhur për të derudhur gjak. Pas konfirmimitë nga “Europa Nostra”, teatri do të ndërtohet siç ka qenë më ato parametra që ka pasur”.
Përfaqësuesja ligjore e artistëve, znj. Kalaja, ftoj të gjithë qytetarët dhe jo vetëm që ti bashkohen protestës së sotme të organizuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.



