Ron Gjura, basisti i njohur i muzikës jazz në vend është i angazhuar prej 12 vitesh në muzikë.
Në emisionin “Zgjohu me MCN” ai tha se jazzi është bërë i vështirë edhe më gjerë se Shqipëria, se është muzikë më elitare, më e përzgjedhur.
Një koncept që është gabim në Shqipëri, është që jazz ta shijosh me një gotë verë, por në fakt duhet thjesht ta shijosh dhe të futesh në atë botë.
Përshtatja e këngëve në jazz nuk do të thotë se është deformuar kënga. Këngët e vjetra të risjella, për mua është një gjë shumë e mirë, se po risillen këngët.
Në fillim dëgjoja bluz, kur u bëmë bashkë me grupin, filluam të luanim muzikë, por rrugës ndryshova drejt jazz.
Kemi shumë vite që po investojmë te kjo fushë dhe muzika jazz është bërë më e thjeshtë dhe më e modës.
Kryesisht punoj me Vikena Kamenicën dhe bashkëpunime të tjera.
Këtë punë duhet ta bësh me pasion, se duke qenë band me 14 veta, nuk është kaq e lehtë.
Unë jam duke punuar për albumin e tretë, shpresoj shumë që ta nxjerrë nga prilli ose maji.
Këtë album e kam konceptuar që çdo këngë të jetë ndryshe nga tjetra, secila këngë është unike nga tjetra, janë zhanre të ndryshme.
Janë këngë të plota bashkë me këngëtarë të ftuar, Jasmina Dervishi dhe emri i dytë është Kamela Islamaj.
Kemi marrë pjesë në shumë festivale ndërkombëtare të muzikës jazz.
Së shpejti do të mbaj dhe një koncert, ku do të ketë dhe shumë të ftuar.



