Nunaj: Qeveria ka bërë investime të mëdha vitet e fundit në sektorin e mbrojtjes, shpenzimet menaxhohen përmes borxhit publik

Nunaj: Qeveria ka bërë investime të mëdha vitet e fundit në sektorin e mbrojtjes, shpenzimet menaxhohen përmes borxhit publik

Ekspertja e ekonomisë, Teuta Nunaj, në një lidhje skype me ‘MCN Economy’ teksa ka komentuar rritjen e buxhetit për mbrojtjen u shpreh se të ardhurat publike dhe borxhi publik, zgjidhjet e vetme për rritjen e armatimit.

Ajo tha se Italia dhe Spanja janë dy vendet me risk të madh për rritjen e borxhit publik, ndërsa theksoi se NATO duhet të jetë e fuqishme dhe për shkak të pozicionit që mban në ruajtjen e sigurisë.

Sipas saj, shohim investime të mëdha nga ana e qeverisë vitet e fundit në sektorin e mbrojtjes dhe se këto shpenzime për mbrojtjen menaxhohen vetëm përmes borxhit publik.

E kam lexuar raportin për situatën ekonomike se çfarë do ndodhë në vendet e Evropës kryesisht ato perëndimore. Nëse do kemi rritje ka dy forma për ta subvencionuar buxhetin për mbrojtjen një me anë të të ardhurave publike dhe tjetra borxhi publik.

Nëse do vijoja tërësinë e analizës tashmë ka ndryshuar nga lufta Rusi-Ukrainë sepse kanë ndryshuar qasja që vendet e zhvilluara kanë me Rusinë. Nëse rrëzimi i murit të Berlinit u konsiderua si përfundimi i një lufte reale dhe pezumohej se do kishim një paqe afatgjatë dhe Rusia tashmë shihet si kërcënim.

Vendet e NATOs po e shohin Rusinë si kërcënim të mirëfilltë dhe Evropa nga pozita gjeografike që ka është e kërcënuar dhe vendet evropiane e shohin domosdoshmëri nevojën për rritur nivelet e mbrojtjes që të ketë më tepër investime dhe buxhete në këtë sektor.

Më tej ajo theksoi se rritja e buxhetit ushtarak do rendojë ekonominë natyrisht, por do kemi në konsideratë që Italia dhe Spanja janë dy nga vendet e BE që kanë një ekonomi të dobët në krahasim me vendet e tjera të zhvilluara dhe kjo i bën këto dy vende të kenë një risk shumë të madh për buxhetet e  tyre publike që do i rëndonte dhe më tepër.

Në mungesë buxheti për ta subvencionuar shpenzimin ushtarak do detyrohet te borxhi publik dhe nëse ky borxh do rriste nivelet atëherë kjo do rrezikonte dhe ekonominë. Po Shqipëria, në këtë rast ndaj dhe borxhet publike maten në vlerën e përqindjeve për të bërë këtë krahasueshmëri.

Shqipëria s’mund të ketë këtë buxhetin që ka Italia për të mbështetur mbrojtjen. Ngjarja e fundit lufta Rusi-Ukrainë e ekspozoi Rusinë si kërcënim me Evropën dhe kjo e bën dhe vetë Evropën të jetë një organizatë potenciale për ngjarje të rëndësishme që bëhen në Evropë dhe duhet të jetë shumë e fuqishme jo vetëm  ekonomikisht por dhe ushtarakisht.

Pra duhet të rritet buxheti ushtarak për mbrojtjen e paqes. Kjo do i rëndojë ekonomitë e të gjithë vendeve të bashkimit evropian, në rastin e Shqipërisë është hera e parë që e realizon këtë objektiv 2%. Më pak do jetë e ndjeshme ky investim në ushtri te ekonomia shqiptare.

Marrja e borxhit nëse do rrisim shpenzimet për mbrojtjen, Shqipëria aktualisht e mban sot këtë barrë sepse çdo vit nëse bëjmë një diferencë kemi një deficit, diferencë negative, që mbulohet përmes borxhit publik. Qeveria vetë buxheti publik se mbulon dot pa një borxh publik dhe nëse nuk kemi rritje të të ardhurave diferenca do mbulohet nga ky borxh por kjo rëndon ekonominë. Në këtë rast kjo është një tregues pasi vlera absolute e borxhit është rritur nga viti në vit duke rënduar borxhin publik të Shqipërisë.

Gjithë problematika që do duhet të jetë në konsideratë nga institucionet përkatëse lidhet me mirë menaxhimin e këtyre të ardhurave dhe uljen e niveleve të korrupsionit. Në mënyrë të përvitshme kontrolli i lartë i shtetit evidenton probleme ku kemi nivele të larta korrupsioni dhe dëme që i shkaktohen financave publike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy