
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë një konference me gazetarët i është përgjigjur kryeminstrit Rama, duke thënë se koha e qeverisë Rama ka mbaruar dhe se me programin që PD ka prezantuar fiton e gjithë Shqipëria, por humb vetëm Rama. Basha tha se plani i PD nuk ka premtime, por angazhime konkrete.
Sulmet e bëra ndaj kryedemokratit, Basha i cilësoi si gajasje bajate pasi Rama e di që është i humbur më 25 prill.
I pari i PD-së tha se Rama harxhon kohë me sulmet ndaj tij, ndërsa pohoi me bindje se koha e kryeministrit tashmë ka mbaruar.
“Plani ekonomik ka në tërësi të tij qytetarin, të lehtësojë jetën, vende pune dhe taksa të ulëta, që qytetarët të jetojnë dhe punojnë në vendin e tyre. Prej muajsh ky plan është detajuar, sikundër reformat dhe hapat që do të ndërmerren ditë pas dite në 100 ditëshin e parë që të bëhet e mundur që në krye të katër viteve të dalim me një plan pune të realizuar dhe jo me premtime boshe që janë epitafi i qeverisjes së dështuar, të qytetarit të dështuar nga ky plan. Me këtë plan fitojnë shqiptarët, rinia, pensionistët, shtresa e mesme, profesionistët dhe mësuesit e pedagogët, e personeli mjekësor, fiton Shqipëria. Vetëm njëri nuk fiton, me këtë plan humb Edi Rama. Ky është shkaku që do të vazhdojë të humbasë orë të tëra të programacionit tuaj me sulme të lodhura ndaj meje. Po ja them sot dhe ta kuptojë nervozimin; koha jote ka mbaruar.
Në 25 prill Edi Rama do të humb dhe Shqipëria do të fitojë! Në krahun tim kam dy nga ekspertët që kanë punuar dhe drejtuar punën e programit në tërësi dhe ekipit në veçanti. Ka dhe diçka tjetër, pas gjithë bajatësirave dhe sulmeve që i bën ai dhe ata që nxjerr për të sulmuar fsheh diku ndonjë premtim. Kur dolëm ne me rrogën minimale, sulm, sharje, fyerje, gajasje bajate dhe doli e tha; do e bëj unë. Ne e kemi planin se si do të shkojë rritja e rrogave që kalon përmes një procesi. Po se kuptoj në 8 vite se di kur do e kuptojë? Në pension. S’ka nevojë për subvencion Edi Rama. Pak si vonë është. 8 vite kishte kohë për të mbajtur premtimet që beri. Si mbajti dhe shikon programin tonë dhe pastaj nis e hap thesin e premton se do të bëjë në 3 muaj ato që s’ka bërë në 8 vite.
Pas të gjitha fjalëve, tha se; taksa progresive ka dështuar. Sa vite kemi që e themi ne?! Taksa jote largoi të rinjtë nga Shqipëria, është një nga arsyet kryesore të dështimeve të Ramës. Po në lodhjen dhe dëshpërimin që e ka kapërcyer, e fshehu në ato sulme të bojatisura të sotme. Dua t’ja theksoj unë se të paktën tani në ikje fillon dhe i pranon disa nga dështimet e vet. Varfëroi shqiptarët pasuroi oligarkët. Ndaj kjo është arsyeja se me taksën 9% fiton Shqipëria dhe humbet dështimi.”, tha Basha.
Lulzim Basha u shpreh i bindur se PD dhe LSI do të arrijnë që të largojnë kryeministrin Edi Rama nga pushteti. Sipas tij, koalicioni do të mbrojë dhe garantojë demokracinë dhe ndarjen e pushteteve.
Ai foli me tone të ashpra ndaj kreut të qeverisë dhe ministrit të Rindërtimit, Arben Ahmetajt, për të cilët tha se i sollën Shqipërisë taksa të lartë, varfëri, zhvatje dhe emigrim masiv.
“Rama është e shkuara, prandaj nuk merrem më me të. Koalicioni ynë, bashkë me LSI do të largojmë Ramën dhe do të nisim zbatimin e planit tonë të punës. Nuk kam premtuar mrekulli, por një program që Shqipëria të fitojë. Rama e Ahmetaj nuk mbajtën asnjë premtim”, theksoi lideri i PD.

Ish-deputetja e PD-së Jorida Tabaku, në këtë konferencë tha se gjysma e ekonomisë shqiptare sot është informale.
“Sistemi i Ramës ka qenë gjobëvënëse dhe klientelist. Sot një mësues, një minator, një infermier blen ushqimet me TVSH. Kurse, jahtet blihen pa TVSH. Një sistem, ku shumë persona janë regjistruar persona fizikë, që nuk pagujnë taksa të larta.
Rama takson më fort atë që punon ndershëm. Taksat janë rritur 3 miliardë euro, që e paguajnë shqiptarët dhe bizneset. Plot 50 për qind sot është ekonomi informale. Taksa e Ramës takson të varfrit më shumë. Taksa e sheshtë do ketë efekte në ekonomi dhe për vlerësimin më në fund të shtresës që është gjobitur”, deklaroi Tabaku.



