Kryeministri Edi Rama, ka dalur sot me një konferencë të jashtëzakonshme për media, fill pas ngjarjeve të rënda kriminale ku në pesë ditë kanë humbur jetën 10 persona, në aksidente rrugore dhe masakrën e Velipojës.
Kryeministri Rama u shpreh se Policia e Shtetit do të jetë e pranishme në të gjithë vijën bregdetare, ndërsa shtoi që subjektet të largohen nga sipërfaqet që nuk i takon me ligje dhe rregull.
Ai tha se Policia do të konfiskojë të gjithë bazën materiale të subjekteve që operojnë në mënyrë të paligjshme, përfshirë çadra dhe shezlonë.
Dua t’ju bëj thirrje subjekteve që nuk janë në rregull me dokumentacionin, të largohen nga sipërfaqet që nuk ju takojnë me ligj dhe rregull. Policia e Shtetit do të jetë e pranishme në të gjithë vijën bregdetare dhe do të konfiskojë çadra e shezlonë që nuki përputhen me bazën dokumentare të subjektit. Plazhet janë të popullit dhe qytetarëve dhe subjektet i kanë të tyre atje ku përgjegjësia njihet ligjërisht. Është e qartë financiarisht se kjo skemë e re e administrimit të plazheve ka krijuar më shumë të ardhura për sektorin publik, krahas bashkitë, dhe më shumë hapësira për qytetarët që nuk dëshirojnë të jenë pjesë e hapësirave ku plazhi administrohet nga privati. Përveç disa rasteve që janë bërë publike, baza është pozitive. Në ditët në vijim, kjo bazë pozitive duhet të konsolidohet që korriku dhe gushti të jenë të garantuar në këtë aspekt. Dua të përsëris, subjektet që nuk janë aty ku janë vendosur me teorinë e faktit të kryer duhet të largohen vetë dhe të mos humbasin bazën materiale që kanë siguruar pasi do t’ju merret dhe nuk do t’ju jepet mbrapsht.
Ai tha se korriku dhe gushti do të jenë muajt që do të largojnë subjektet të cilat janë vendosur aty pa të drejtë.
Rama sugjeroi që këto raste kriminale mos të lidhen me turistët, sepse ata nuk janë të rrezikuar.
"Nuk jam i shqetësuar, në aspektin e trendeve të kriminalitetit apo aksidenteve. Trendet shikohen përtej disa ngjarjeve. Trendet janë brenda një limit që përcakton edhe shkallën sesi kriminaliteti ulet apo ngrihet. Apo nëse janë brenda kufijëve të arsyeshme. Janë shumë tronditëse. Për turistët mos kini merak. Atmosfera se turistët nuk duhet të vijnë se rrezikojnë të vriten rrugëve nëse në ekran dhe jo në realitet. Sepse nuk vijnë nga hëna, nga vende ku jetohet, ka edhe probleme. Një ngjarje nuk përcakton nivelin e sigurisë apo pasigurisë në një vend. Të thuash pastaj është bërë më keq sesa të kishte Covid, mund të thuhet por është nuk di si ta quaj. Duhet të jemi realist dhe duhet të kuptojmë mirë si është dinamika e çdo ngjarjeje. Në asnjë sekondë nuk jemi të kënaqur me punën tonë. QË nga puna ime, deri tek puna e cilitdo që ka për detyrë t’i dërgojë gjërat para. Kalojmë në ekzagjerim se unë nuk e di si Policia mund të shmangë një aksident".
Kryeministri Edi Rama bëri të ditur edhe propozimin e ri për një ristrukturim të Policisë së Shtetit
"Në sensin e ristrukturimit të vazhdueshëm, për arritjen e moshës, integritetin dhe performancën e secilit dhe fuqizimin e Policisë së Shtetit me teknologji që shumëçka në aspektin e kontrollit të territorit të bëhet më mirë. Kjo është rruga, s’ka rrugë tjetër. Kur flasim për shtetin, shteti është qeveri, polici, prokurori e gjykatë. S’është punë faji kjo. Shkelja e ligjit është përgjegjësi personale, jo kolektive. Nëse njëra nga hallkat nuk funksionon, kjo gjë më pas ka vështirësi. Mjafton të shihni trendin, shumë njerëz me emocionin e ngjarjeve tragjike, s’duan të shohin shifra dhe fakte, por shifrat dhe faktet orientojnë punën tonë. Është koicidencë por kishim kohë që punonim. Dua të nënvizoj se meqë ministrit ia kthyet fjalët përmbys dje, pavarësisht përgjegjësisë direkte, nuk ka arsye për të larë duart. Çdo ngjarje është arsye për të treguar sesi gjërat mund të bëhen më mirë dhe kur them që në ngjarjet në fjalë, sulmi ndaj Policisë është absurd, nuk kam parasysh që policia nuk mund të bëjë më mirë. Por sigurisht që Policia jonë e Shtetit ka nevojë për një mbështetje të madhe përsa i përket teknologjisë, dhe ndërkohë riorganizimi, strukturimi dhe drejtimi në qarqe dhe nivelet më të ulëta është një proces që ka nisur. Pikërisht për të reaguar në kohë para kësaj situate, pavarësisht fakteve dhe detajeve, atmosfera psikologjike është e rëndësishme. Falë ngarkesës emocionale, atmosfera psikologjike ka nevojë për ndryshim. Ndryshimi në nivelet e larta në Polici do të bëhet shumë shpejt, por ishte i planifikuar.
Kryeministri Rama u pyt edhe lidhur me lidhur me përplasjen që kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, pati me efektivët e Policisë së Shtetit, per të cilën Rama, tha se të gjithë mund të gabojnë.
“Nuk kuptoj lidhjen mes zaptimit të plazhit dhe muzikës. Kur vjen puna tek ofendimi i Policisë askush nuk ia hedh dot lehtë. Por Policisë i bëhet edhe një ofendim i vazhdueshëm. Kur i hidhet faji për çdo që ndodh. Ka proces, unë do shqetësohesha nëse Policia nuk do kishte ndjekur rrugën ligjore. Të gjithë mund të gabojnë dhe të përgjigjen për gabimet e tyre. Rëndësi ka që në këtë rast nuk kemi tolerim të faktit që një zyrtar i lartë ofendon një patrullë apo punonjës policie. Ofendimi i madh që i bëhet policisë është ajo e përditshme dhe mungesa e mbështetjes. Përmbytja e opinionit me gjysmë të vërteta që janë gënjeshtrat më të mëdha. Nëse do të ishte kështu, SHBA ku vriten me dhjetra njerëz do të duhej që Policia dhe gjithë të çoheshin në gjyq popullor. Nuk ndodh kështu. Kështu që duhet ta përsëris, ne jemi të shqetësuar që puna të bëhet më mirë. Por të thuhet se 1, 2, 3 ngjarje të rënda, na e bëjnë Shqipërinë një vend ku turistët kthehen pas, është qesharake.
Kryeministri Rama konsideroi se nuk ka krizë në Policinë e Shtetit, porse sipas tij, në ratsin konkret të vrasjeve në Velipojë, policia nuk mund të bëj asgjë në mes të natës kur dy komshinj futne në sherr mes tyre.
Rama tha se një pjesë e fajit mbetet edhe tek sistemi gjyqësor, pasi policia çon vazhdimisht raste të personave që shkelin ligjin por ka gjyqtarë që jepin dënime minimale. Ai sqaroi se Policia e Shtetit nuk është në asnjë situatë problematike.
Sipas Ramës kjo është vetëm në një proces rritjeje e fuqizimi. Rama tha më tej se nuk ka asnjë problematikë më të madhe përpara këtyre ngjarjeve.
“Policia e Shtetit nuk është në krizë, kjo është e bazuar në fakte, konteste dhe trende, puna e saj nuk hidhet poshtë se ndodhën disa ngjarje tragjike. Cfarë mund të bëj policia mes dy komshinve që në mes të natës futen në sherr komplet palidhje. Nuk e di si policia mund të shmangi një aksident që është rezultat i një të çmenduri në rrugë apo të gjendet pas mesnate ku bëjnë sherr dy fqinj. Natyrisht se përtej ngjarjeve ka gjëra për të kuptuar dhe për të shfrytëzuar për të përmirësuar punën. Por policia nuk dënon, reagon dhe ndalon apo çon para gjykatës persona që shkelin ligjin. Fakti që personat në tragjedi kanë armë pa leje. Në vendin tonë dënohet dhe dënohet më rëndë se në shumë vende të BE, nuk është policia që të çojë në burg, por i çon par gjykatësve dhe nuk i dënojnë as minimumin e ligjit. Duhet bërë demaskimi i këtyre gjykatësve. Se janë fakte skandaloze që ndodhin dhe gjykatat duam apo nuk duam ne, apo ata që abuzojnë se nuk kanë kaluar vettingun. Nuk ka qeveria instrument se si ti bëjë “zap”.” tha Rama



