Vritet i riu shqiptar, gjendet në mes të rrugës me plagë

Vritet i riu shqiptar, gjendet në mes të rrugës me plagë

Është zbuluar se viktima i mbuluar me gjak e gjetur në rrugët e Athinës.

Siç raportojnë sot mediat helene, është identifikuar viktima e vrasjes së ndodhur mëngjesin e së dielës në mes të rrugës në lagjen e Athinës të njohur si Kipseli. Viktima është një 24-vjeçar nga Shqipëria që jetonte në Greqi, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur nga mediat greke. Prindërit e tij, të cilët banojnë në Shqipëri, raportohet se janë lajmëruar nga departamenti i policisë në Athinë për ngjarjen.

Viktimën e gjeti të përgjakur në mes të rrugës një kalimtar, rreth orës 5 të mëngjesit, në kryqëzimin e rrugëve "Ipolitu" dhe "Patision". 24-vjeçari kishte plagë në gjoks të shkaktuara nga një send i mprehtë.

Kalimtari thirri menjëherë ambulancën, e cila e transportoi në urgjencë, por i riu e dha frymën e fundit në mjetin transportues.

Departamenti i policisë, i angazhuar me këtë çështje, njofton se motivi duket të jetë vrasje për çështje personale, megjithatë nuk dihet ende cilat janë ato.

 
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy