
Negociatat mes akterëve politik përkitazi me kandidatët e mundshëm për president të vendit, analisti Alfred Lela, i sheh në disa mënyra të lidhura kryesisht me zgjedhjet e PS.
Përmes skypë, për edicionin e lajmeve në MCn TV, Lela, është i mendimit se kryeministri Edi Rama, do të tundohet për të zgjedhur një kandidat suprizues, ose një ushtari, të cilat sipas Lelës, mund të vijnë në kontestin mes një kandidate gruaje, dhe një shqiptari të Kosovës.
Fatkeqësisht mendoj se Rama ndihmohet nga kontesti në bllokun opozitar, edhe sikur të mos ishte kjo, atij do ti pëlqente shumë që të ishte një president që është i tij, dhe i bindur nga ai, ose në variantin tjetër, një president që është habitës, supozues dhe goditës, -një gruaje ose një shqiptari të Kosovës.
Mendoj se në mes këtyre dyjave do të luhatet mes një befasuesi dhe ushtari. Rama zgjedh të bindurin e vet ose suprizon me elemente extrapolitike.
Fakti nëse ish-kreu i PD-së, Lulzim Basha, do të ishte një kandidat i mundshëm, për Lelën është mëse e pamundur, pasi sipas tij, presidenti përfaqëson një opozitë, një popull, kurse në këtë kontest për momentin Basha nuk përfaqëson asgjë.
E zëmë se e bën Bashën president të Republikës, porse është pyetja se çfarë përfaqëson ai, në këtë moment, ai nuk përfaqëson asnjërën nga këto, as opozitën, as popullin, ai e la, ikja e tij, nuk thuhet se përfaqëson opozitën kur ai ka marrë vetëm 12% të votave, madje ai tani është në një moment antipolitik.



