Kina zbarkon në anën e errët të Hënës

Kina zbarkon në anën e errët të Hënës

Kina është rikthyer në Hënë me një mision robotik, Chang'e 6, me qëllimin ambicioz për të rikthyer në Tokë për herë të parë mostra nga ana e errët e Hënës, ende pak të njohura dhe shumë interesante si nga pikëpamja shkencore, ashtu edhe si bazë e ardhshme njerëzore.

Misioni kinez preku tokën në kraterin Apollo, që ndodhet në pellgun e Polit të Jugut-Aitken, me një diametër prej afërsisht 2500 kilometrash, i krijuar nga përplasja e një meteori.

Është hera e gjashtë që Kina prek tokën hënore në 17 vjet, që kur misioni i saj i parë Chang'e 1 u ul në Hënë në tetor 2007. Është gjithashtu një nga pesë vendet që ka zbritur në hënë, pas Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, Indi dhe Japoni. Atyre iu bashkua në shkurt të 2024-ës një sondë e lëshuar nga një kompani private, Odysseus i kompanisë Teksan Intuitive Machine. Misioni Chang'e 6 shënon gjithashtu një fazë të re në programin hapësinor të Kinës, i cili përfshin dy misione të tjera robotike në 2026 dhe 2028 dhe misionin e parë me ekuipazh deri në vitin 2030.

Pasi ishte e para që arriti në anën e largët të Hënës në fund të vitit 2018, me misionin Chang'e 4 dhe satelitin Queqiao që i dha mundësinë e komunikimit nga ajo hemisferë hënore, Kina tani po përgatitet të mbledhë mostra të tokë në këtë zonë të vogël të eksploruar. Sateliti Queqiao-2, i lëshuar në mars 2024, lejon komunikimin me Tokën, falë antenës së tij parabolike me diametër 4.2 metra.

Moduli i uljes dhe ngjitjes u ulën në Hënë, ndërsa moduli i orbitës dhe i rihyrjes mbetën në orbitën hënore. Hipoteza është paraqitur gjithashtu se misioni përfshin një rover misterioz, i dalluar në imazhet e publikuara pas nisjes më 3 maj nga Akademia Kineze e Teknologjisë Hapësinore, por jo e deklaruar nga autoritetet hapësinore kineze. Megjithatë, janë deklaruar instrumentet shkencore të furnizuara nga Franca, Suedia, Pakistani dhe Italia. Ky i fundit, me Institutin Kombëtar të Fizikës Bërthamore, solli në misionin kinez një retroreflektor pasiv lazer të quajtur Innri (Instrument for landing-Roving laser Retroreflector Investigations), për të kontrolluar pozicionimin e sondës.

I nisur më 3 maj 2024, misioni Chang'e 6 ka një kohëzgjatje totale prej 53 ditësh.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy