
Gjashtë të porsalindur humbën jetën si pasojë e një zjarri i cili shkatërroi një spital për fëmijë në Nju Delhi, Indi.
Gjatë zjarrit që ra në repart, 12 fëmijë u larguan nga godina falë edhe ndërhyrjes së personave të pranishëm. Megjithatë, gjashtë nga 12 të porsalindurit kishin vdekur kur mjekët arritën t’i shpëtonin.

Një nga fëmijët e shpëtuar ndodhet në gjendje të rëndë dhe pesë të tjerët po marrin trajtim mjekësor, tha shefi i zjarrfikësve në Nju Delhi, Atul Garg.
Zjarri duket se ka nisur nga një pallat pranë spitalit, por deri më tani nuk është bërë e mundur të përcaktohen shkaqet.



