Pretendon se vrau Xhuvanin për vetëmbrojtje/ Rusta: Apeli pranoi kërkesën e Paplekajt për një eksperiment në terren (VIDEO)

Pretendon se vrau Xhuvanin për vetëmbrojtje/ Rusta: Apeli pranoi kërkesën e Paplekajt për një eksperiment në terren (VIDEO)

Gjykata e Apelit ka pranuar kërkesën e Arbër Paplekajt për një eksperiment në terren lidhur me vrasjen e Pjerin Xhuvanit. Gazetari Arsen Rusta bën me dije për MCN TV se Paplekaj, i cili është dënuar me 22 vite burg për vrasjen e eksponentit të PS në Elbasan, pretendon se ka qëlluar për vetëmbrojtje. 

Ishte prania e truprojës së Gazment Bardhit në PD, i cili ishte pjesë nëse mund të themi e GMV-së, Grupi i Mbrojtjes së Votës, e cila lëvizte si eksortë me disa furgona, nga një qytet në tjetrin, nga një qendër votimi në tjetrën dhe kjo solli një tension, solli një mbivendosje me strukturat  e rendit. Ishte ndërhyrja e Arbër Paplekajt, me aftësitë e një anëtari të forcave RENEA, të një ushtaraku, të një profesionisti, ai ndërhyri duke qëlluar, nga ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani. U dënua Arbër Paplekaj me 22 vite. Ai ka kërkuar një eksperimentim kriminalistik në vendngjarje, pasi ai pretendon se ka qëlluar për vetmbrojtje. Ai thotë që kam reaguar me armë për t’u vetmbrojtur. Pjesërisht Gjykata e Apelit e ka pranuar kërkesën e tij për një eksperiment në terren. Do të jetë një eksperiment që do të ndërtojë të gjithë dinamikën e ngjarjes, gjithë personazhet. Në rast se do konfirmohet kërkesa e Paplekajt, dhe do faktohet se ka qëlluar për vetëmbrojtje, dënimi për ta dënuar me 22 vite do të rrëzohet”. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy