Zbatimi i reformës së Dekriminalizimit, zgjedhjet e lira dhe të ndershme si dhe reforma në drejtësi do të jenë tri çështjet kryesore të axhendës së kryetarit të PD-së Lulzim Basha në takimet në Departamentin amerikan të shtetit dhe Kongresin amerikan.
Basha nisi sot vizitën në SHBA i shoqëruar nga deputetët Gent Strazimiri, Jorida Tabaku dhe Eduart Selami si dhe kryetarin e Partisë Republikane Fatmir Mediu.



