Kina lëshon në hapësirë raketën më të fuqishme

Kina lëshon në hapësirë raketën më të fuqishme

Kina , që dëshiron të ketë rolin kryesor në eksplorimin hapësinor, lëshoi sot në hapësirë raketën më të fuqishme që ka ndërtuar ndonjëherë, e aftë të dërgojë në orbitën tokësore të ulët deri në 25 ton, njoftuan mediat zyrtare kineze. “Raketa ‘Long March 5’ u nis në hapësirë rreth orës 20:43 sipas orës lokale (12:43 GMT) nga qendra e ndërtuar së fundmi në Wenchang, në ishullin Hainan, në juglindje, ku pjesët e ndryshme përbërëse të saj janë spostuar me anije”, theksoi agjencia zyrtare kineze e lajmeve “HsinHua”. “Disa dështime janë regjistruar gjatë testeve për ndërtimin e kësaj rakete që u realizua në disa instalime sekrete pranë Pekinit, madje projekti mori disa vite më shumë se afati i parashikuar”, shkruan “South China Morning Post”, një gazetë e Hong-Kong-ut duke cituar disa burime zyrtare. Rreth 25 ton, e barazvlefshme me gati 16 makina, mund të vendoset në orbitën tokësore të ulët nga kjo raketo, ndërkohë që raketa amerikane “Saturn V” deri në të njëjtën orbitë mund të spostojë 154 ton, si dhe mundësoi gjithashtu vendosjne e austronautëve në Hënë në vitin 1969.
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy