Kundërpërgjigja e Iranit ndaj SHBA-ve, Nano: Kundërpërgjigjja e regjimit të Iranit është e dobët, sa për t’u hedhur hi syve iranianëve

Kundërpërgjigja e Iranit ndaj SHBA-ve, Nano: Kundërpërgjigjja e regjimit të Iranit është e dobët, sa për t’u hedhur hi syve iranianëve

Analisti Mustafa Nano komentoi në studion e MCN sulmin e Iranit ndaj bazave amerikane në Katar. Nano tha se nuk kishte pritur që Irani të kundërpërgjigjej, dhe kishte bindjen se goditjet mbi bazat amerikane në rajon ishin sa për të krijuar idenë se Irani nuk ndenji duarkryq.

“Trump i la dy javë kohë Iranit dhe krejt papritur, në harkun e dy ditëve, nisi bombardimet. Ishte një hile jo fort amerikane, por që Trumpit i ka hije. Sidoqoftë, goditja amerikane u projektua që të mbetej vetëm në kuadrin e nevojës për të dëmtuar potencialin bërthamor të Iranit. Nuk ishte një deklaratë lufte, dua të them. Prandaj, edhe nuk pati viktima. Por për publikun Iranian, ato goditje ishin tupëruese, dhe prandaj Iranit i duhej të kundërpërgjigjej. Nëse do rrinte duarkryq, do jepeshin shenja dobësie që mund të shfrytëzoheshin nga grupet opozitare ndaj regjimit. Por të vjen të besosh se godittjet kanë qenë sa për t’u hedhur hi syve iranianëve. Duket si reagim i ngjashëm me atë që ndodhi pas vrasjes së Qazim Sulejmanit gjatë mandatit të parë të Trumpit. U hodhën disa bomba që “rastësisht” ranë në vende ku nuk kishte ushtarë apo forca amerikane.

Sikur sulmi Iranian mbi bazat amërikane në Katar e gjetkë të kishte prodhuar dëme në njerëz e forca ushtarake, atëherë regjimi Iranian do kishte bërë një gafë fatale, pasi pas kësaj do pritej një përshkallëzim nga ana ameriakne, gjë që nuk do të ishte në interes të regjimit të Khomeneit. Ka vetëm një gjë që Khomenei e të vetët nuk do ta donin në këtë moment: të nervozonin Trumpin. Në atë rrethanë, përfshirja e SHBA-ve në luftë do të sillte për pasojë edhe ndërrimin e regjimit.”

Duke u ndalur te presidenti amerikan, Nano tha se Trump është shpesh i paparashikueshëm, është shpesh herë i çuditshëm, çfarë thotë sot, nuk e thotë nesër. Shumicën e vendimeve i merr dhe i njofton në platformën X. Por kjo nuk do të thotë se atij nuk do t’i caktohet një vijë e kuqe.
 

“Në historinë e SHBA nuk besoj se ka pasur tjetër si Trump. Ai ka manifestuar qartazi pritje autoritariste e gangstereske, kërkoi Kanadanë si shtet të 51-të, kërcënoi se do të merrte Groenlandën me hir, me pahir, etj, etj, duke themeluar kështu erën e Trumpit që do karakterizohet nga arroganca e më të fuqishmëve. Por edhe në politikën e brendshme, ai ka dhënë shenja se e ka bezdi mekanizmin Check&balance të funksionit të shtetit amerikan. 

Por gjithsesi, nëse do të kalojë në teprime, me siguri do dalin forca t’i thonë “stop, nuk mund ta kalosh vijat e kuqe”. Bombardimi i Iranit, fjala vjen, ka krijuar armiqt e parë të Trumpit brendsa kampit amërikan. Steve Bannon, Tucker Cralson, Charlie Kirk, etj, që kanë qenë aleatë të tij deri në lëpirje, kanë dalur hapur kundër politikës së tij ndaj Iranit. Nëse Trumpi vijon me të vetën, aleatë të tillë të shndërruar në armiq mund të bëhen më të shumtë. Por, mesa duket, opinioni amerikan në këto momente po mendon se ai po bën gjënë e duhur. Konflikti me Iranin nuk është më skandaloz se ai Rusi-Ukrainë”, u shpreh ai.


Në lidhje me sulmin e SHBA në tre sajte bërthamore të Iranit, Nano tha se ai i ngjan ndërhyrjes amerikane në Irak vite më parë.
“Kam frikë se është e njëjta situatë si në Irak. Goditja është legjitimuar keq. Nuk ëhstë gjetur një casus belli e besueshme. Thjesht është thënë se Irani është vetëm disa ditë larg prodhimit të bombës bërthamore, por nuk jepen prova për këtë.”, tha Nano.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy