Paralajmërimi i Spahiut: Protesta e 13 majit do të sjellë një surprizë

Paralajmërimi i Spahiut: Protesta e 13 majit do të sjellë një surprizë

Kreu i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu, thotë se protesta e 13 majit do të sjellë diçka surprizë. Gjatë një interviste në “Ora”, Spahiu nuk dha më shumë detaje, por tha se ajo protest do ta detyrojë Edi Ramën për të gjetur rrugën e dialogut.

“Kemi një strategji paqësore apo më të fortë, mbetet për t’u parë. Por, që protesta e të shtunës nuk do të jetë si protesta e tjera. Ashtu si protesta e 18 shkurtit prodhoi çadrën, edhe protesta e 13 majit do të prodhojë diçka surprizë që do ta detyrojë Edi Ramën për të gjetur rrugën e dialogut dhe për ta çuar Shqipërinë në qeveri teknike dhe zgjedhje në një garë të barabartë. Duan të votojnë prapë Edi Ramën? Ta mbajnë me shëndet! Edhe 4 vjet tjera, asnjë rrugë nuk do të inaugurohet. Maksimumi ndonjë palmë. Do i ndërrojë, se këto që mbolli u thanë. Ky ka probleme shumë të rënda. Mbjell palma në zona malore, gështenja në bregdet. Gjithmonë ka qenë problematik në vizionin e tij qeverisës dhe ka menduar gjithmonë fasadë”, tha Spahiu.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy