Itali, skafistët shqiptarë thanë se kishin defekt në motor, por kapen me 600 kg hashash (VIDEO)

Itali, skafistët shqiptarë thanë se kishin defekt në motor, por kapen me 600 kg hashash (VIDEO)

Një sasi prej 600 kg hashash e hedhur në det nga dy skafistë shqiptarë, u bllokua këtë të hënë nga policia italiane në Bari.

Shqiptarët thanë se ishin endur në det për shkak të një defekti në motor, por policia gjeti 6 kuintalë drogë aty pranë.

Dy skafistë shqiptarë u arrestuan me 600 kg hashash në brigjet e Barit, ndërsa vetë ndodheshin në një gomone.

Kur Guardia di Finanza e Barit shkoi pranë tyre, shqiptarët thanë se ishin endur për disa ditë në det, për shkak të një defekti në motor.

Megjithatë, duket se skema e manipulimit nuk ka funksionuar aspak, pasi vetëm pak metra më tutje u gjetën fiks 590 kg e 95 gramë hashash.

Italianët bllokuan 21 pako droge dhe skafin 10 metër të gjatë me dy motorë të fuqishëm.

Në pranga ranë dy shqiptarët me inicialet, H.E dhe D.B, respektivisht 35 dhe 26 vjeç, të cilët do të dërgohen në prokurori.

Nëse droga shitej në treg do të fitoheshin nga organizata kriminale mbi 6 milionë euro.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy