“GJK konstatoi shkelje në dëbimin e Kokunov”/ Shehu: Shqipëria mund t’i drejtohet Rusisë për kthimin e rusit

“GJK konstatoi shkelje në dëbimin e Kokunov”/ Shehu: Shqipëria mund t’i drejtohet Rusisë për kthimin e rusit

Isuf Shehu, avokati i rusit të dëbuar nga Shqipëria Igo Kokunov, tha në edicionin e lajmeve në Mcn Tv se në vendimin e fundit Gjykata Kushtetuese ka konstatuar dy shkelje, që lidhen me ndalimin e trajtimit çnjerëzor dhe torturës, si dhe mosdëbimin e një personi në kundërshtim me ligjin. 

 

Sipas tij Kushtetuesja ka konstatuar shkelje nga gjykatat si dhe organet ekzekutive. Në këto kushte thotë Shehu, Ministrisë së Jashtme dhe të Drejtësisë i lind e drejta t’i drejtohen Rusisë për të kërkuar kthimin e Kokunov në Shqipëri.

 

“Jemi të kënaqur me çfarë kemi arritur lidhur me faktin e konstatimit të Gjykatës Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese është ndalur te neni 25 që ka të bëjë me ndalimin e trajtimit çnjerëzor dhe torturës, e lidhur ngushtësisht me arsyetimin e vendimit gjyqësor, dhe me mos dëbimin. Me mosdëbimin e personit në kundërshtim me ligjin. Shteti duhet të respektonte një sërë kriteresh për dëbimin e këtij personi. 

 

Shteti kërkues është Federata Ruse, e vetpërjashtuar nga Këshilli i Europës. Gjykata Kushtetuese ka konstatuar shkelje të Kushtetutës në lidhje me veprimet e ndërmarra nga organi ekzekutiv si dhe Gjykata e Lartë, e Apelit dhe Gjykata e Shkallës së Parë. GJK është mjaftuar me konstatimin e shkeljeve dhe anti-kushtetueshmërisë së veprimeve të ndërmarra nga ekzekutivi dhe gjyqësori në rastin e Kokunov. Ministria e Jashtme dhe ajo e Drejtësisë duhet të marrin në konsideratë ndërmarrjen e të gjitha hapave për garantimin e këtij vendimi kushtetues, që vendimi i GJK të bëhet i zbatueshëm.

 

 S’do të ishte pa vend që Ministria e Jashtme dhe ajo e Drejtësisë t’i drejtohet Federatës Ruse, që kjo e fundit të zbatojë vendimin e GJK, edhe pse nga ana e tyre do konsiderohet e papranueshme. Por është një deytrim që ata të kërkojnë kthimin e Kokunov në Republikën e Shqipërisë. Kemi atakuar veprimet e ministrisë së Drejtësisë dhe vendimarrjen e Gjykatës së Lartë. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy