Përfundoi mandati, Meta: Leskaj të qëndrojë në krye të KLSH sa të zgjidhet kryetari i ri

Përfundoi mandati, Meta: Leskaj të qëndrojë në krye të KLSH sa të zgjidhet kryetari i ri

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, nuk ka dekretuar largimin nga detyra si kryetar i KLSH të Bujar Leskaj.

Kreu i Shtetit i ka kërkuar Leskajt të qëndrojë në krye të KLSH-së deri sa të zgjidhet kryetari i ri.

Në një letër që presidenti Meta i ka drejtuar kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi dhe kreut të KLSH Bujar Leskaj, ai thekson se pas përfundimit të mandatit të Kryetarit të Lartë të Kontrollit të Shtetit, ky i fundit qëndron në detyrë deri në zgjedhjen e Kryetarit të Ri.

“Për sa i takon ushtrimit të mandatit si Kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit pas përfundimit të afatit 7-vjeccar të tij, kjo çështje është e zgjidhur nga vet ligji nr 154/2014 ‘Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shteti’ ku në nenin 24 parashikohet shprehimisht se: “Pas përfundimit të mandatit të Kryetarit të Lartë të Kontrollit të Shtetit, ky  fundit qëndron në detyrë deri në zgjedhjen e Kryetarit të Ri”, thuhet në letrën e Metës.

Ndër të tjera në letër thuhet se nëse KLSH do të përfaqësohej nga një funksionar kjo do të zhvishte atë nga mbrojtja kushtetuese dhe ligjore.

"Nëse organi i Kontrollit të Lartë të Shtetit do të përfaqësohej nga një funksionar tjetër dhe jo nga Kryetari i tij, kjo do të zhvishte atë nga mbrojtja kushtetuese dhe ligjore që ka ky institucion dhe në këtë mënyrë do të cënohej integritet dhe pavarësia e tij", thuhet në letrën që Presidenti Meta i drejton Leskajt dhe Ruçit.

Në letrën e kreut të shtetit thuhet se kjo është jo vetëm një e drejtë e dhënë nga ligji, por dhe një detyrim i parashikuar prej tij, për të garantuar pavarësinë e KLSH si institucioni më i lartë i kontrollit ekonomik dhe financiar.  

Po ashtu Presidenti thotë se është duke vlerësuar përzgjedhjen e një kandidature të re, për t'ia propozuar Kuvendit, pasi ky i fundit rrëzoi emrin e Vitore Tushës.

Letra vjen pasi Leskaj, pas përfundimit të mandatit, i delegoi kompetencat e Kryetarit të këtij institucioni, zv/Kryetares së KLSH-së, Lindita Milo. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy