
Populli i Ukrainës është paqësor dhe është i lidhur me Rusinë, por është gënjyer për shumë kohë dhe është kthyer në anti-rus.
Një deklaratë e tillë bëhet nga zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, duke folur në një event për rininë, raporton Ria Novosti.
Ukrainasit janë shumë të talentuar dhe paqësor, vendi i tyre është shumë i lidhur me ne. Por janë gënjyer për shumë kohë.
Janë gënjyer nëpërmjet televizorit, mbledhjeve dhe fjalimeve të liderëve të tyre. Edhe bashkëmoshatarët tuaj, po indoktrinohen me këtë ideologji.
Gjatë fjalës së tij Peskov, nënvizoi se në Ukrainë, në nivel shtetëror, mbështetën ata që adhuronin nazistët.
Nga kjo Ukrainë ata kanë filluar të krijojnë, siç tha presidenti ynë, një anti-Rusi, me një përqendrim urrejtjeje për vendin tonë. Pas kësaj situate, ndër të tjera, filloi operacioni special ushtarak rus.



