Xhilaj para gjykatës: Jam me një dorë, nuk mund të vras

Xhilaj para gjykatës: Jam me një dorë, nuk mund të vras

74 vjeçari, Beqir Xhilaj, i cili akuzohet për vrasjen e bashkëshortes së tij, 2 ditë më parë, ka dalë sot para togave të zeza në Gjykatën e krimeve të rënda.

I akuzuari nuk e ka pranuar akuzën e vrasjes, duke pretenduar se është me 1 dorë dhe nuk mund të vrasë.

 “Nuk e kam vrarë unë, nuk e kam një dorë, jam invalid edhe sikur të doja se vrisja dot”, mësohet të ketë thënë 74-vjeçari në gjykatë.

 Sipas Xhilaj, bashkëshortja pas sherrit që ka pasur me të ka marrë armën dhe e ka shkrehur ndaj vetes.

“Bashkëshortja ime ishte e mërzitur dhe pasi kemi shkëmbyer fjalë, ajo ka marrë çiften dhe më pas ka vrarë veten”.

Gjithashtu bëhet e ditur se Krimet e Rënda kanë kërkuar arrest me burg për Beqir Xhilajn.

74-vjeçari akuzohet për vrasjen e bashkëshortes, Lumturie Xhilaj 45-vjeçe. Ai njoftoi policinë në shtëpinë e tij se kishte ndodhur një vrasje. Gjatë dëshmisë së tij në polici i moshuari ka dhënë deklarata kontradiktore për vrasje. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy