Një trup i pajetë është gjendur mëngjesin e sotëm anës lumit të Vjosës.
Siç njofton korrespodenti i MCN nga Vlora, Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes.
Mendohet se personi është rreth 65 vjeç. Paraprakisht dyshohet vdekje natyrale por policia është duke hetuar lidhur me rastin ne fjale.
Trupi i pajete është parë nga banorët e zonës dhe me pas është lajmëruar policia e Vlorës e cila ka bere këqyrjen e vendit te ngjarjes.
Trupi është gjendur pranë urës së Mifolit, në afërsi të fshatit Fitore në një zonë ku peshkojnë peshkatarët e njësisë administrative Novoselë.



