
Situata me Covid-19 në tërë botën ka arritur përmasa të frikshme, dhe si e tillë në disa vende masat parandaluese janë bërë më shtrënguese. Tash së fundi, sipas mjekes Aurora Meta Dolleberg e cila vepron në Gjermani, ky vend ka marrë vendim që deri më 10 janar vendi të kalojë në mbyllje të plotë, me qëllim të vënjes nën kontroll të koronavirusit.
“Më shumë se nëntë për qind e kanë pranuar lockdown në këtë vend, mbyllje të të gjithë jetës publike, në masën 100 për qind e mbyllur, por vetëm marketet do të jetë të hapura për gjërat e domosdoshme jetësore”.
Por lidhur me faktin se sa kanë afat antitrupat që t'i mbrojnë nga Covid 19 për personat që janë infektuar njëherë, doktoresha Dollenberg, thotë se nga studimet dhe përvoja me pacientë, ata kanë antitrupa mbrojtës deri në gjashtë muaj.
“Po deri tani studimet mbi personat me Covid, kanë treguar që imuniteti i antitrupave shkon nga 3-6 muaj, kësisoj, ata do të jenë të fundit në listën e atyre që do të vaksinohen, sepse kanë vetëm antitrupa që i mbron fillimisht”.
Mjekja Dolleberg thotë së vaksinimi në Gjermani do të nisë në 1 janar të vitit 2021. Kjo shtyrje vjen për shkak të mungesës së plotë të personelit mjekësor, i cili do të bëjë vaksinimin në masë të popullatës në vend.



