Ish-kreu i ARRSH-së Dashamir Xhika është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme, SPAK.
Gazetari Arsen Rusta në një raportim për MCN Live bën me dije:
“Vetëm pak momente më parë pasi qëndroi vetëm 40 minuta në Prokurorinë e Posaçme, ish-kreu i ARRSH z.Dashamir Xhika, i pashoqëruar nga një avokat përfundoi procesin e deklarimeve. Interesit të Mcn Live nëse ishte për hetime që lidhen me çifitin Meta-Kryemadhi, për shkak se z.Xhika ka qenë asokohe në krye të ARRSH-së në ministrin e drejtuar nga Haxhinasto dhe Sokol Dervishi nga LSI, ‘jo’-është shprehu z.Xhika, isha për një çështje teknike e cila lidhet me një procedurë kur unë kam drejtuar ARRSH-në. Krejt i qetë dhe i buzqëshur ai la ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Ai ka qenë i proceduar penalisht për rrugën Tiranë-Elbasan, ka mundur të fitojë pafajësinë nga Dhoma Penale e Gjykatës së Tiranës”.



