
Britania është përgatitur sot për të përcjellë në banesën e fundit Princin Philip. Sytë e botës sot do të drejtohen në rezidencën mbretërore, Kalasë Windsor, ndërsa Mbretëresha i thotë lamtumirën e saj të fundit Dukës së Edinburgut, bashkëshortit të saj, 'forcës së saj’ prej 73 vjetësh.

Nëse nuk do të ishte pandemia, mijëra vajtues do të kishin udhëtuar në qytetin Berkshire për të bërë nderimet e tyre, por Familja Mbretërore, qeveria dhe policia po i kërkojnë publikut të qëndrojë larg.

Herët këtë mëngjes, anëtarët e forcave të armatosura, policia dhe media zunë pozicione rreth Kalasë përpara ceremonisë së kësaj pasditeje.

Ngjarja do të ndodhë me saktësinë karakteristike ushtarake të Philip-it, në orën 15:00 në Kapelën e Shën Gjergjit.

Brenda Kishëz duken detaje që personifikojnë Dukën, shkopin e Field Marshal, krahët RAF dhe dekorimet nga Danimarka dhe Greqia.

Mbretëresha 94-vjeçare do t'i thotë një lamtumirë private bashkëshortit të saj para se trupi i tij të drejtohet në kishëz ndjekur nga një ceremoni e vogël duke përfshirë katër fëmijët e Philip dhe tre nipërit.

Burimet thonë se ajo ka qenë 'mishërimi i dinjitetit' këtë javë dhe Kryepeshkopi i Canterbury-t dha homazhe për 'dinjitetin dhe guximin e saj të jashtëzakonshëm'.

Ndërsa Mbretëresha u përgatit të drejtojë kombin në zi:

-Asnjë aeroplan nuk do të ulet ose të ngrihet në Heathroë për gjashtë minuta që të përkojë me heshtjen;
-Kryepeshkopi i Canterbury Justin Ëelby do të vlerësojë 'jetën e shërbimit të Philip ndaj kombit';
-Urdhri i Shërbimit, i lëshuar nga Pallati, pasqyron rrënjët si marinar të Philip-it, duke përfshirë himnin e detarëve;

Rregullat që duhet të respektojë familja mbretërore dhe Britania:

Gjatë gjithë periudhës së zisë, anëtarët e familjes mbretërore do të duhet të veshin rroba të errëta dhe një shirit, nëse mbajnë uniforma. Të gjitha llogaritë zyrtare të mediave sociale të familjes mbretërore kanë ndryshuar fotografitë e tyre të profilit në imazhe bardh e zi.

Në varrim, gratë e familjes mbretërore do të kenë fytyrat e mbuluara dhe do të veshin një fustan (rreptësishtë të zi) që mbulon këmbët të paktën nën gju. E vetmja grua që lejohet të veshë pantallona në funerale është Princesha Anne. Fëmija i dytë i Philip në funeralin e Nënës Mbretëreshë në 2002 kishte veshur uniformën e saj "nderi" të Admiralit. Megjithatë, për varrimin e Philipit, të gjithë duhet të veshin rroba civile: pa uniforma edhe për ata që kanë shërbyer në ushtri. Gjithkush në çdo rast do të duhet të mbajë maskën.

Qeveria ka botuar disa udhëzime në lidhje me periudhën e zisë: 1 minutë heshtje parashikohet të shtunën në 15:00, së bashku me ceremoninë e varrimit. Për të shmangur turmat, preferohen mesazhe ngushëllimi në internet, sesa vendosja tradicionale e luleve pranë banesave mbretërore. Qeveria i lë botës së sportit lirinë për të vendosur nëse do të vazhdojë me gara apo jo, por sugjeron që të tregohet një shenjë respekti, të tilla si të luash me shiritin e zi ose një minutë heshtje para lojërave. Kompanive u është dhënë liri të qëndrojnë të hapur ose jo, por gjithsesi sugjerohet të mbajnë një minutë heshtje.



