Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së Ibsen Elezi, në një lidhje skype për MCN Live theksoi se brenda PD-së ka individë që mendojnë si ai, që duhet të dilet nga cikli dysh Basha-Berisha. Elezi e konsideroi si të turpshme veprimtarinë e Bashës dhe të Berishës, duke shtuar se mbi 60 për qind e demokratëve nuk duan t’i shohin këto figura brenda PD-së.
Kam komunikim me individë në PD që e mendojnë si unë që PD duhet të dalë nga cikli dysh Basha-Berisha. Kjo është një lidhje funksionale e tyre, që tregon se njëra anë merr vlerë nëse funksionon dhe ekziston ana tjetër. Ky është ngërçi politik që sot e ka kapur dhe po e mban peng PD-në. Basha ka qenë një model, që jo vetëm brenda PD-së, jo vetëm në zgjedhjet e kaluara, por edhe në dy zgjedhjet lokale, ka treguar që është model i dështuar. Ka një ligjësi funksionimi i forcave politike, që evoluojnë gjërat, të ketë një sistem që i çon gjërat përpara jo në regres. Bashkësia e rregullave ndërtojnë institucionet brenda partisë, s’kanë funksionuar. Erdhi Berisha dhe më 11 dhjetor u premtoi demokratëve që do funksionojnë këto. Edhe Berisha i shkeli me dy këmbë".
I pyetur nëse Lulzim Basha po e merr partinë, Elezi thotë:
Këto janë gjëra qesharake, që njëherë e merr njëri, njëherë e merr tjetri. Një njeri që i dhurohet PD që dështon në kaq vjet. Veprimtaria e Bashës është e turpshme Në PD, edhe e Berishës pas 11 dhjetorit është e turpshme, dhe kur 60 për qind e demokratëve dhe më shumë nuk duan t’i shohin më këto fytyra në PD, këta pretendojnë, jo marrë unë një pjesë, ti një pjesë, dhe jemi pjesë e Parlamentit pa çarë kokë çfarë bëhet me shumicën. Këta kanë mision të ndërtojnë shumicën, nuk kanë mision të ndërtojnë pjesën e vet, për të mbijetuar ekzistencën e tyre në Parlament.
Përderisa shoh se si këto dy modele po e shkatërrojnë me vetëdije një forcë politike s’ka si të mos flas me pasion. Sidomos atyre që në themelimin e saj që kanë pasur idenë që do jetë një forcë e të ardhmes që do e çojë përpara shoqërinë, jo të degradojë në një forcë anti-demokratike siç e kanë degraduar këto dy hallka”.
Elezi thekson se demokratët duhet të krijojnë një model të tretë, ndryshe nga dy modelet e dështuara dhe autoritare Basha-Berisha, pasi në të kundërt nuk do ta mundin kurrë Ramën.
Pse njerëzit janë pa kurajo, sepse sistemi politik nuk është kapur mbi kacavirrjen, jo mbi aftësitë personale të individit për të bërë politikë. Kur personat ngrenë zërin për problematika të rëndësishme goditen dhe nxirren nga loja politike, kuptohet që ky është një mesazh që ju jepet të gjithëve, që nëse jeni kurajoz do goditeni dhe do përfundoni si X dhe Y. Këta e kanë ndërtuar vetë këtë sistem, që në themel të jetë servilizmi dhe jo kurajoja. Demokratët duhet të kuptojnë që nëse nuk krijojnë një model të tretë nga dy modelet e dështuara Basha dhe Berisha që i mund të këto dy modele, kurrë nuk do ta mundin dot Ramën. Sepse këto dy modele janë kryekëput autoritarë dhe jo demokratik. Duhet të munden. Për mua personalisht janë modele të mundura sepse janë pakicë në PD, të dy kanë bashkë janë më pak se 40 për qind. 500 mijë votat e Berishës nuk janë për Berishën, por janë anti-Rama, dhe 100 mijë votat që ka marrë siç thotë Basha, janë marrë për inerci te sigla”.



