Aksident me pasojë pesë persona të plagosur është regjistruar mesditën e kësaj të marte në aksin Dragot-Këlcyrë.
Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë teksa dy automjete janë përplasur me njeri-tjetrin. Bëhet fjalë për një fugon mallrash dhe një autoveturë me 4 persona.
Nga përplasja kanë mbetur të plagosur pesë persona të cilët janë dërguar me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore, ku raportohet se fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje grupi hetimor dhe policia po punojnë për shkaqet e aksidentit ku pista e parë është tejkalimi i normës së alkoolit tek një prej drejtuesve të mjeteve të përfshirë në aksident.



