Në kuadër të zgjidhjes së ngërçit politik gjatë ditës së sotme Shqipërinë po e vizitojnë një grup kongresmenësh amerikanë.
Fillimisht kongresmenët zhvilluan një takim me kreun e shtetit Bujar Nishani, ndërsa më pas me kreun e Kuvendit Ilir Meta.
Ato u pritën në ministrinë e Jashtme nga kryediplomati shqiptar Ditmir Bushati.
Ndërsa para pak minutash nisën takim me kreun e PD-së Lulzim Basha.
Delegacioni i Kongresit Amerikan ka mberritur në selinë blu, dhe shoqërohet nga ambasadori i SHBA, Donald Lu.
Në takim mësohet se do diskutohet mbi zhvillimet e fundit politike në vend me fokus të veçantë në mbarëvajtjen e zgjedhjeve të ardhshme të përgjithshme, avancimin e reformës zgjedhore, zbatimin e reformës në sistemin e drejtësisë, etj.
Delegacioni i Kongresit Amerikan përbëhet prej Kryetarit të Komisionit të Ligjeve z. Bob Goodlatte, z. Steve King, z. Dave Trott, z. Matt Gaetz, z. Peter DeFazio, z. David N. Cicilline si dhe prej Ambasadorit të SHBA në Tiranë z. Donald Lu.
Më herët ata takuan me Presidentin në detyrë Bujar Nishani dhe Presidentin e zgjedhur Ilir Meta që shoqërohej prej Nënkryetares së Kuvendit, Valentina Leskaj, Nënkryetarit të Kuvendit, Shpëtim Idrizi, Kryetares së Komisionit të Jashtëm, Arta Dade, Kryetares së Komisionit të Ligjeve, Vasilika Hysi si dhe prej Ambasadores së Shqipërisë në SHBA, Floreta Faber.



