
Pesë persona janë vrarë mëngjesin e sotëm në një restort skish në Kitzbuehel. Siç raportojnë mediat vendase, autori i vrasjeve është një djalë adoleshent, i cili është dorëzuar në polici.
Ai ka vrarë ish-të dashurën e tij 19-vjeçare dhe familjen e saj: vëllain e tij, 25 vjeç, të dashurin e saj të ri, 24 vjeç, babanë e saj dhe nënën.
Krimi ndodhi mes 4 dhe 5 të mëngjesit në një vilë në zonën e qetë të Vordergrub, jo shumë larg resortit të skive.
Nga një rindërtimi që i është bërë ngjarjes, në pritje të konfirmimit nga hetuesit, i riu ka shkuar në vilën e ish-të dashurës i armatosur.
Atij ia ka hapur derën babai i saj, i cili është vrarë i pari. Pasi ka hyrë brenda, ai ka qëlluar ish-partnerin, të dashurin e ri, nënën dhe vëllain.
Kryetari i qendrës së famshme turistike të Tirolit, Klaus Winkler, është shprehur i tronditur: "Ne kurrë nuk kemi pasur një tragjedi kaq të jashtëzakonshme në Kitzbuehel".



