
Gazetari Besmir Pula tha në studion e MCN Live se provat që mund të identifikojnë vrasësin e Bujar Nasufit në Tiranë janë të vogla dhe se hetimet janë të përqendruara në konfliktet për pronën.
Grupi hetimor është besimplotë që mund ta zbardhë vrasjen e Bujar Nasufit. Provat që mund ta identifikojnë autorin janë të vogla. Policia e Tiranës ka konkretizuar një pistë që lidhet me konfliktet e pronësisë, të paktën hetimet janë të përqendruar në këtë pikë. Kemi një motomjet, me të cilin është kryer krimi. Janë marrë në pyetje një sërë personash, kryesisht familjarë që janë pyetur nëse Nasufi kishte konflikte. Dëshmia e bashkëshortes që ka qenë vetëm disa metra larg vendit ku ai është qëlluar. Ishin katër vëllezër, njëri prej tyre kishte ndërruar jetë disa vite më parë.



