
Vizita e Sekretarit amerikan i Shtetit, Antony Blinken në Tiranë, nga analistët është parë në forma dhe mënyra të ndryshme.
Pedagogu Ervis Iljazaj, tha në emisionin “Të paekspozuarit” në MCN TV, se Blinken erdhi për interesat gjeopolitike të SHBA.
Ndërkohë që sipas tij Shqipëria është e përfshirë drejtpërdrejtë në gjeopolitikën e nxehtë të Ballkanit.
Nuk është se dha ndonjë mesazh, ato janë edhe fjalime kortezie ndaj Ramës.
Blinken erdhi për interesat e tyre gjeopolitik të SHBA-së. Por pyetja është se çfarë interesi ka Shqipëria në këtë mes.
Situata në Ballkan nuk është festive, është e tensionur dhe Shqipëria është e përfshirë drejtpërdrejtë dhe këtu flitet qe do vijnë politik ukrainas që do stërviten në bazën ajrorë të Nato-s.
Kështu që Shqipëria është e përfshirë drejtpërdrejtë në gjeopolitikën e nxehtë ku ndodhet Ballkani dhe më duket pak festive, situata është e tensionuar.



