Zjarr në shtëpinë e familjes shqiptare në Itali, shpëtojnë duke u hedhur nga çatia (FOTO)

Zjarr në shtëpinë e familjes shqiptare në Itali, shpëtojnë duke u hedhur nga çatia (FOTO)

Një familje shqiptare i ka shpëtuar zjarrit që përfshiu gjatë natës ndërtesën ku ndodhet apartamenti i tyre në Rimini. Mediat italiane raportojnë se flakët kanë përfshirë fillimisht katin e parë të ndërtesës, për t’u ngjitur me shpejtësi në katin e dytë, ku jetonte një familje shqiptare prej 7 personash.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, por për t’u shpëtuar flakëve dhe tymit, prindërit janë detyruar t’i hedhin fëmijët me dyshekë nga çatia e ndërtesës. Prindërit janë hedhur edhe vetë më pas dhe për pasojë kanë mbetur të lënduar gruaja 31-vjeçare dhe një fëmijë 7 vjeç.

Ata janë dërguar në spital me plagë dhe thyerje, ndërsa më e lehtë paraqitet gjendja e një 40-vjeçari, një vajze 8 vjeç dhe një foshnje 3 muajshe.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy