Vlora, koha për “hakmarrje”

Vlora, koha për “hakmarrje”

Edhe pas tentativave për blerje, lojtarët e vlorës kanë shansin të vënë në vend dinjitetin e nëpërkëmbur 6 vjet më parë.

Nga Fatjon Baze, TemA TV

Futbolli shqiptar po zien orët e fundit, pasi jemi shumë pranë momentit final për të mësuar se kush do të jetë kampioni i ri i kampionatit shqiptarë.

Fokusi kryesor do të jetë tek dy sfidat kryesore Partizani-Teuta dhe Flamurtari-Skëndërbeu.

Më së shumti vëmëndja e opinonit publik do të përqëndrohet në Vlorë, pasi nga ky duel pritet që të shikohet dhe se si do të luhet, ndershëm ose jo. Unë jam i bindur që Vlora nuk shitet. Vlonjatët janë një popull me karakter të fortë, njerëz që nuk ta harrojnë kollaj nqs i rrëmben diçka padrejtësisht, pasi janë njerëz me dinjitet. Kjo sfidë do vërtetojë siç thotë dhe ish- kryebashkiaku dhe presidenti i Flamurtarit Shpëtim Gjika se “Bota është Portokalle”.

Nëse vlonjatët duan që të heqin sadopak atë hidhërim të gjashtë viteve më parë ku iu rrëmbye padrejtësisht titulli kampion, të futen nesër dhe të mundin Skëndërbeun. Të futen dhe ta fitojnë atë ndeshje dhe për nder të atyre lojtarëve që luftuan deri në fund, për të sjellë në vlorë titullin që mungon prej shumë vitesh, që ia rrëmbyen padrjetësisht pikërisht kjo skuadër që do të ngrejë titullin në Vlorë.  Unë kam qënë vetë dëshmitarë kur futbollistët e Flamurtarit grubulloheshin në Durrës dhe shprehnin hidhërimin e tyre për rrëmbimin që po i bëhej atij titulli, dhe jam i bindur se nqs do ishin sot të njëtët futbollistë pjesë e skuadrës, besoj se dhe jetën do të jepnin për të ndalur Skëndërbeun, jo për ti bërë nder ndonjë ekipi tjetër, por vetëm për të vënë drejtësinë në vënd të atij viti.

Nga burimet të TemA TV mësohet se një person ka kërkuar që të blejë tre futbollistë të Flamurtarit për të trukuar ndeshjen e nesërme. Të gjithë shpresojnë që diçka e tillë që është shumë e turpshme dhe skandaloze të mos ndodhë e cila do të njollste emrin e madh që ka emrin e madh që ka Flamurtari.

Shpresoj që ata futbollistë të mos bien pre e grackës së atij personi që kërkon të korruptojë dinjitetitn e vlonjatëve. Është më e ndershme që të luajnë drejt dhe të humbin ndershëmrisht sesa të shesin Vlorën. Vlora nuk shitet.

Unë besoj se ata do të futen në fushë dhe do ta ndalin Skëndërbeun dhe do ta bëjnë krenar  tifozerinë vlonjate e cila me të drejtë kanë bërë thirrje që të gjithë tifozat të vendosin si foto profile në rrjetet e tyre sociale thirrjet. “Vlora nuk harron.” “Vlora nuk Fal”. Kanë të drejtë pasi e kanë vuajtur shumë rrëmbimin e atij titulli dhe ata presin nesër që Vlora mos të shitet dhe drejtësia të vihet në vënd.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy