Filmi “Mr & Mrs Smith” do të rikthehet! Por jo me Angelina Jolie dhe Brad Pitt

Filmi “Mr & Mrs Smith” do të rikthehet! Por jo me Angelina Jolie dhe Brad Pitt

Filmi i vitit 2005 “Mr & Mrs Smith” është më i famshëm i Angelina Jolie dhe Brad Pitt, dhe ai që çoi në nisjen e një romance mes dy aktorëve që zgjati për 12 vite, deri në 2016-n. Tani rapotohet se filmi do të rikthehet sërish, por nuk do të luhet më nga ata.  

Donald Glover, 37 vjeç, dhe Phoebe Waller-Bridge, 35 vjeçe, janë përzgjedhur që të luajnë rolin e personazhëve kryesorë në filmin aksion.

Aktori i pari dha lajmin: "Mr + Mrs Smith. Donald Glover x Phoebe Waller-Bridge".

Sipas ‘Variety’, projekti i ri do të jetë një serial i bazuar në filmin "Mr + Mrs Smith”, ku Jolie dhe Pitt luajnë rolin e një çifti të martuar që janë vrasës të fshehtë, që punojnë për kompanitë kundërshtare. projekti do të realizohet nga Amazon dhe do të publikohët në 2022-shin.

Aktorët kanë bashkëpunuar më herët në filmin 'Solo: A Star Wars Story', të publikuar në 2018-n.

Burimi: People

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy