Gjykata e Tiranës mohon regjistrimin e partisë së Lulzim Bashës (VIDEO)

Gjykata e Tiranës mohon regjistrimin e partisë së Lulzim Bashës (VIDEO)

Gjykata e Tiranës ka mohuar regjistrimin e partisë së Lulzim Bashës dhe Endri Hasës.

Reagimi vjen pas lajmeve se Lulzim Basha dhe Endri Hasa regjistruan një parti të re.

"Gjykata e Tiranës i ka dhënë një përgjigje zyrtare të gjithë raportimeve mediatike dhe aludimeve. Nga eskponentë të afërm të tij u konfirmua një ditë më parë se Basha po bën tratativa për të marrë një parti ekzistuese dhe për t’i bërë asaj ndryshime në regjistrin e OJF-ve dhe partive të cilat bëhen në gjykatë", raportoi gazetari Arsen Rusta në një lidhje me MCN Live.

Gjykata e Tiranës thotë: Menjëherë pas administrimit të kërkesës suaj u morën masat e nevojshme për të evidentuar dhe nxjerrë të gjitha të dhënat e edituara, apo kërkesat e depozituara në regjistrin e OJF-ve. Ju bëj me dije se nga të dhënat e disponueshme në regjistrin e partive politike, nuk rezulton të ketë kërkesë për caktimin e personit juridik, Endri Hasës si kryetar i ndonjë partie dhe nga verifikimi nuk rezulton të ketë çështje në gjykim me këtë emër.

U fol se nëpërmjet një mbështetësi të Lulzim Bashës, Endri Hasa do të bëhej marrja e një partie ekzistuese për të bërë editimin dhe ndryshimin e drejtimit të kësaj partie.

U fol për partinë e Etmond Stojkut, por vetë ky i fundit e mohoi në një komunikim për mediat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy