“Punë ka, por nuk ka profesionistë”. Kjo frazë e kryeministrit sa herë përmendet punësimi në Shqipëri është ironizuar shpesh. Por kur mungon përvoja, pra kur është fjala për punësimin e të rinjve, Rama vlerëson iniciativën dhe këmbënguljen. Në një postim në rrjetet sociale, Rama ka paraqitur rastin e një të riu nga Pogradeci, i cili siç thotë ai “nuk rrinë kafe të presë punën që t’i vijë nga shteti”.
Postimi i Ramës
Kur postova përpara pak ditësh një video për Anisa Kadarenë, një vajzë 27 vjeçare që ka krijuar punë për veten dhe ka punësuar të tjerë, duke zgjedhur bujqësinë jo kafenenë, pashë jo pak komente negative, përqeshëse, fyese, të cilat nuk më befasuan po më shkaktuan keqardhje për autorët e tyre. Po postoj sot këtë video, me respektin më të madh për Ersolin, djalin 27 vjeçar nga Pogradeci, që është një tjetër shembull për çdo të ri që ankohet dhe e pret punen t’i vijë në kafene nga shteti. Atyre që ndoshta do të bëjnë komente si ato që përmenda më lart, u shpreh paraprakisht të gjithë keqardhjen time.



