Xhaferi: Përplasja Rama Veliaj për bashkinë, një luftë civile. Shkelje ligjore nga të dy, vendimet merren nga Këshilli Bashkiak

Xhaferi: Përplasja Rama Veliaj për bashkinë, një luftë civile. Shkelje ligjore nga të dy, vendimet merren nga Këshilli Bashkiak

Nga qelia e burgut në Durrës, kryebashkiaku Erion Veliaj shkarkoi nga detyra kryetaren e komanduar të Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristanin duke ia ka kaluar postin përkohësisht Sara Goxhajt.

Por, ky emërim si duket ka shkaktuar “zemërim” te kryeministri Edi Rama, i cili thuhet se ka urdhëruar protokollin të zhbëjë vendimin e Veliajt për emërimin përkohësisht të Sara Goxhajt ndërkohë Veliaj në një postim të fundit duket se është tërhequr duke thënë se ka bërë një lëvizje të gabuar nga mungesa e informacionit

Këto fakte, kandidati i listës së PD dhe kryetari i FRPD, Besart Xhaferi, për edicionin e lajmeve në MCN tv, i cilëson si një luftë civile mes kryeministrit Rama dhe kryetarit të burgosur aktual Veliaj.

Është një luftë civile e cila ka qenë nën shtresë deri tani dhe të gjithë e dinin por tani po bëhet me fakte dhe me vepra.

Është për të ardhur keq që qytetarët e Tiranës, po bëhen pjesë e luftës civile e cila me patjetër për mua është ë shëmtuar.

E para, është e paligjshme se si mund të shkruaj një urdhër nga burgu kryetari aktual poashtu dhe ta anulojë këtë vendim kryeministri, këtu ka një mbivendosje kushtetuese sepse pushteti qendror nuk mund të ndikojë te pushteti lokal në këtë mënyrë por më patjetër që këtu kanë bërë shkelje ligjore sepse është Këshilli Bashkiak ai i cili duhet të vendos.

Xhaferi theksoi se lufta mes Veliajt dhe Ramës ka ndodhur për shkak të pamundësisë për të marrë mbështetjen e nevojshme në Këshillin Bashkiak për të marrë vendime ligjore, duke theksuar se kjo situatë është pasojë e mungesës së konsensusit politik.

Duke pasur parasysh se lufta e tyre civile nuk i bën dot numrat që u duhen atyre në Këshillin bashkiak për të marrë vendime ligjore, se kush do e drejtoje këtë bashki, po ndodh kjo situatë.

Në çfarëdo formë tjetër kryetari i bashkisë që është sot në paraburgim, do ishte shkarkuar dhe këtu kemi edhe shembullin e kryetarit të bashkisë së Lushnjës, dhe të tjerë dhe Tirana meriton të ketë një kryetar bashkie në fuqi që ti drejtojmë punët që i duhen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy