
Një aksident në punë është regjistruar në minierën e bakrit në Spaç të Mirditës, ku ka mbetur i plagosur rëndë një minator 48-vjeçar. Ai është goditur nga një masiv shkëmbor teksa punonte në një prej galerive të kompanisë “Tete Albania”, duke pësuar dëmtime trupore.



