
Specialistja e IGJEUM Anira Gjoni, në një lidhje skype për emisionin "MCN live" u shpreh se në orët në vazhdim do të ketë shtim të reshjeve me intensitet mjaft të lartë.
Gjoni sqaroi se reshjet e shiut pritet që shfaqen në formë shtrëngatash pas orës 12, të shoqëruara edhe me stuhi.
Kjo sipas, metereologes, do të shkaktojë dhe vërshime në disa qarqe të vendit.
Ajo çfarë do të sjell problematika pas orës 12, të ditës së sotme, janë reshjet e shtuara të shiut.
Presim që të kemi reshje intensive dhe relativisht shkojnë shumë intensive në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë, Tiranë, Vlorë dhe qarku i Durrësit.
Do te jenë ne formën e shtrëngatave në të gjitha qarqet, pra presim të kemi stuhi dhe shtrëngatë pas orës 12 në të gjithë vendin,
Do të shfaqen problematika sa i përket daljes se ujerave ose vërshime të shpejt kryesisht ne qarqet Shkodër, Kukës, Lezhe dhe në Vlorë
Ndërsa për nesër nuk do të ketë reshje intensive të shiut, përpos reshje më të dobëta në disa zona të vendit.



