
Lëkundje tërmeti janë ndjerë mbrëmjen e sotme në disa qytete të Shqipërisë.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave, tërmeti ishte me magnitudë 4.5 i shkallës Rihter dhe raportohet se epiqendra ishte në Lezhë, me thellësi 20 km.
Lëkundjet janë ndjerë gjithashtu në Tiranë, Shkodër dhe zona të tjera të vendit.



