
Avokati Kujtim Cakrani në një lidhje Skype në studion e lajmeve në MCN TV ka komentuar lidhur me deklaratat e bëra një ditë më parë nga kryeprokurori Olsjan Çela gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve i cili ngriti si shqetësim faktin që drejtuesit e prokurorive nuk kanë sjellë asnjë rast për pastrimin e parave.
Ai tha se me ndryshimet e bëra prokurorët kanë marrë një fuqi pasi janë ata zot tashmë të hetimit dhe mund të hetojnë këdo që ka kryer vepra penale. Sa i përket fenomenit të pastrimit të parave Cakrani theksoi se ne kemi një institucion që është drejtoria e pastrimit të parave dhe problemi i të gjithë kësaj nuk është te mungesa e ligjeve, por te moszbatimi i tyre.
Sa i përket asaj që deklaroi kryeprokurori Çela natyrisht qëndrojnë, por dua të them se jo të gjitha pretendimet që ai ngre janë të bazuara, sepse ligji për prokurorinë dhe organizmin nuk ka shumë vite që është miratuar. Për ta sqaruar, prokurorët me ligjin e vjetër kanë qenë të varur nga prokurori i përgjithshëm por dhe nga drejtuesi i prokurorisë së rrethit, por me ndryshimet e bëra prokurorët kanë marrë një fuqi pasi janë ata zot tashmë të hetimit. Ata mund të nisin hetimet dhe mund të hetojnë këdo person që ka kryer një krim, këdo që ata mendojnë se kanë kryer vepra penale mund të hetojnë. Jo të gjitha pretendimet qëndrojnë.
‘Dua të them se këtu nuk mungojnë ligjet, por këtu mungon dëshira për të zbatuar ligjet. Ne kemi shumë institucione që kanë ligje të posaçme që bien në mbivendosje të tyre që zbatojnë ligjin. Nuk është problemi i ligjeve në këtë vend, këtu kanë vuajtur gjithmonë për moszbatimin e ligjeve sepse sot prokuroritë e rretheve janë të dyndura me kallëzimet e qytetarëve dhe dosjet flenë në sirtarë dhe hetimet nuk bëhen. Pra prokurori i përgjithshëm duhet të informohet njëherë me çfarë ndodh në prokuroritë e rretheve.



