15-vjeçari që krijoi website në gjuhën shqipe: ‘Shqipfolësi’, projekt për t’i ndihmuar enkas fëmijët e diasporës

15-vjeçari që krijoi website në gjuhën shqipe: ‘Shqipfolësi’, projekt për t’i ndihmuar enkas fëmijët e diasporës

Nxënësi Rejan Miloti, së fundmi ka arritur të jetësoj një platformë në gjuhën shqipe për të ndihmuar në mësimin e fjalëve shqipe.

Për shikuesit e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, ai thotë se ideja i lindi si dedikim për fëmijët e diasporës, me qëllim përhapjes së interesit dhe dashurisë për gjuhën dhe kulturën shqipe.  

Ideja erdhi nga fakti se unë mora pjesë në një konkurs gjuhe dhe ne duhej të krijonin një projekt dhe unë thashë të krijoja një website. Pse të mos të krijoja një website që i vjen në ndihmë fëmijëve në diasporë, sepse për ata është krijuar më shumë.

Mund ta bëjmë edhe në anglisht, por mbase me vonë, sepse tani është vetëm shqip.

Pastaj kemi futur edhe lojëra dhe kuize, mund të fusim edhe mësime online.

Websiti i titulluar “Shqipfolësi”, krahas mësimit të fjalëve shqipe, ofron edhe lojëra, kuize dhe materiale edukative.

‘Shqipfolësi’ është gjetje. E kam bërë të tërën vet si ide, kotentin vetëm dhe normalisht që familja, mësuesit, shoqëria, me kanë dhënë kurajë,  dhe ka qenë një ndihmë e madhe.

Ideja ishte më shumë ë imja, por pastaj duke diskutuar dhe u rrit si ide.

Kemi formuluar pyetje, për pjesën gjuhësore, për alfabetin, për gjerat bazë, janë gjëra të lehta.

E kam bërë brenda një pasdite të gjithë website-in dhe kam punuar shumë fort.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy