Nis sot vaksinimi për farmacistët! Brenda javës edhe për personat mbi 60 vjeç

Nis sot vaksinimi për farmacistët! Brenda javës edhe për personat mbi 60 vjeç

Tre muaj pas nisjes së procesit të vaksinimit, në radhë për të marrë dozën antiCovid janë listuar edhe farmacistët.

Edhe pse në mënyrë të vazhdueshme kishin kërkuar që të ishin pjesë e vaksinimit, pasi njëjtë si profesionistët e tjerë të shëndetësisë, edhe ata ishin të rriskuar, vetëm tani iu është hapur rruga për kryerjen e vaksinës.

Lajmi është bërë me dije një ditë më parë nga Urdhri i Farmacistëve, që përmes një shënimi në rrjetet sociale, njoftohet nisja e vaksinimit fillimisht për farmacistët e kryeqytetit.

Ju njoftojmë se ditën e nesërme (sot) nis procesi i vaksinimit për farmacistët e rajonit të Tiranës. Të gjithë farmacistët që janë të interesuar të vaksinohen, të plotësojnë formularin e mëposhtëm me të dhënat përkatëse, në mënyrë që të hartohen listat që do t’u dërgohen qendrave të vaksinimit”, thuhet në njoftim.

Brenda kësaj jave do të nisë po ashtu vaksinimi i personave mbi 65 vjeç, si edhe i personave mbi 60 vjeç që vuajnë nga sëmundjet kronike.

Nga Korça, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ripërsëriti edhe një herë uljen e fashës për vaksinimet duke vënë në dukje se deri më tani janë 150 mijë të moshuar që kanë injektuar dozën e parë e një pjesë prej tyre edhe të dytën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy