
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja u shpreh sot se prokuroria shqiptare është një partnere e besueshme në Europë dhe botë.
Gjatë fjalës së tij në takimin me prokurorët, Manja tha se beson se edhe objektivat e 2024 do të përmbushen si ato të vitit të shkuar.
Prokuroria shqiptare është partnere e besueshme në Europë dhe botë sa i takon seriozitetit të punës së prokurorëve dhe korrektësisë që i përgjigjen kolegëve.
Prokurorë, në emër të qeverisë dua t’ju garantoj mbështetje për institucionin e prokurorisë që të ushtrojë ato detyra që i ka caktuar ligji. Besoj se edhe objektivat e 2024 do të përmbushen si ato të 2023.
Pas takimit, Manja tha se në kodin e ri penal do të reflektohen direktivat e BE-së.
Dua që ky kod të marrë të gjithë kohën e duhur në konsultim e plotë me të gjithë palët. Do të jetë një kod penal që do t’i rezistojë kohës dhe për 20-30 vitet e ardhshme. Do i përafrohemi legjislacionit të BE-së. Në atë draft do të reflektohen 61 direktivat e BE. Në momentin e duhur do ta hedhim për konsultim.
Të gjitha përgjigjet i marrin të enjten se më kanë thirrur në interpelancë! S’ka asgjë për të fshehur në atë ligj, është një ligj që do duhet që parlamenti ta aplikojë sa herë të jetë e nevojshme.
Po ashtu Manja u pyet dhe për kërkesën e Dumanit për qartësim të statusit të prokurorëve pas mbarimit të mandatit 9-vjeçar.
Lidhur me kërkesën e kreut të SPAK për të qartësuar statusin e prokurorit pas mandatit 9 vjeçar. Tjetër gjë është e drejta që parashikon, ligji tjetër gjë është garantimi i ushtrimit të profesionit. SPAK është prokurori dhe baraz me Prokurorinë e Apelit. Prokurorët e SPAK do tu duhet të garantohet profesioni në prokurori apeli.



