Lazimi: Tregu anglez ofron oportunitete më të mëdha se ai evropian, shumica e shqiptarëve që emigrojnë i marrin paratë borxh

Lazimi: Tregu anglez ofron oportunitete më të mëdha se ai evropian, shumica e shqiptarëve që emigrojnë i marrin paratë borxh

Eksperti i ekonomisë Majlind Lazimi deklaroi në studion e emisionit “MCN Economy” se për emigrantët shqiptarë që largohen nga vendi tregu anglez ofron oportunitet më të madh se tregu evropian.

Duke vijuar më tej me shpjegimin e tij, Lazimi tha se është shqetësuese që nuk po ikin njerëzit pa profesion, por ata që kanë një jetë komode, por që vendosin të emigrojnë për shkak të kushteve të jetesës, arsimit dhe shëndetësisë.

Unë besoj që përtej gjithë elementëve të tjerë, një pjesë e tyre angazhohen dhe në aktivitete jo të ligjshme. Tregu anglez ofron oportunitete më të mira se tregu europian. Nevoja për krah pune dhe punonjës të kualifikuar në Angli përbën një lloj tërheqje për individët që lënë Shqipërinë për të gjetur një jetë më të mirë qoftë për edukimin, por mbi të gjitha prej kostove të jetesës sërish. Është e pajustifikuar që merr një udhëtim që të rrezikohet jeta nga ana tjetër arsyet ekonomike gjithsesi prevalojnë. Është shqetësuese se nuk po ikin individët pa profesion, por flasim për individë që kanë jetë komode, por Anglia dhe vendet e tjera ofrojnë një jetesë më të mirë por edhe për arsye të tjera si edukimi, arsimi dhe shëndetësia. Është kambanë alarmi. Ky erozion i kapitalit human po na sjell kosto që ka të bëjë me tregun e  punës në Shqipëri, shumica e sektorëve kanë pësuar një lloj dëmtimi që do të ketë pasoja në afatshkurtër dhe afatmesme. Shumica që marrin përsipër këtë udhëtim i kanë marrë paratë borxh . Rasti i Anglisë, sërish numri i atyre që shkojnë në Gjermani është më i vogël.

Duke pasur këtë lloj ekonomie, në Gjermani kërkohen 400 mijë punëtorë që janë në mungesë në shërbime infrastrukturore e të tjera, qartazi që vala emigratore do të jetë. Të njëjtën tendencë, jo kaq sa Shqipëria e ka pasur dhe Kroacia që në 2013 u bë anëtare e BE. Po shohim që ka një lloj rikthimi dhe në Kroaci.

Unë besoj në tregun e pavarësisht kostove, padyshim që të ardhurat që marrin për frymë dhe sektorët informalë si ndërtimi janë të tilla që bëjnë të mundur një jetesë që është më dinjitoze se në Shqipëri. Sot nëse një punonjës merr 20-30 mijë lekë të vjetra në Britani është disafish më shumë. Nuk bëhet fjalë që ndryshojnë profesionin në ndryshim nga Shqipëria. Nuk është shtresë e mesme. Nëse largohen punonjësit e kualifikuar nuk ikin në mënyrë informale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy