Universiteti në Amerikë kthehet në vatër infeksioni, 1. 300 të prekur nga koronavirusi

Universiteti në Amerikë kthehet në vatër infeksioni, 1. 300 të prekur nga koronavirusi

Universiteti i Alabama-s në Amerikë është kthyer në një vatër koronavirusi dhe për këtë arsye rrezikon të mbyllet përkohësisht. Kjo pasi që nga dita kur studentët u kthyen në kampus duke lënë mësimin online kanë rezultuar pozitiv me koronavirus shumë se 1,200 studentë dhe 166 punonjës.

"Rritja që kemi parë ditët e fundit është e papranueshme dhe nëse nuk zgjidhet, vë në pikëpyetje aftësinë tonë për të përfunduar pjesën tjetër të semestrit në kampus,"- tha presidenti i Universitetit të Alabama Stuart Bell në një konferencë shtypi këtë javë. "Tani është koha për veprim,"-shtoi ai.

Studentët ditët e fundit kanë shpërndarë fotografi të lokaleve të mbushura me njerëz dhe vendeve të tjera që frekuentohen nga shumë njerëz afër universitetit. Për pasojë kryetari i bashkisë vendosi t’i mbyllë këto vende nga data 24 gushte dhe të paktën deri më 8 shtator.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy