Kryeministri Edi Rama ka qenë përballë femrave të shtunën paradite. Në një takim me forumin e gruas, Rama vuri në dukje rolin e gruas në politikë. Sipas Ramës, ka gra që politika i ka kthyer në burrë, por nëse shumë gra do të jenë pjesë e politikës ato i bëjnë mire politikës.
Këtë tha kryeministri për të vijuar më tej me barazinë gjinore, ku sipas tij do dalë edhe një vendim i KM ku në bordet drejtuese prezenca e femrave dhe e meshkujve do të jenë në masën 50%. Si etalon të një lidershipi, Rama mori shembulllin e Lindita Nikollit.



