Drejtori artistik i artistëve në klubet e natës Xhani Demika rrëfen se ka 17 vite që merret me artistët dhe klubet e natës.
Në emisionin “Zgjohu me MCN” ai rrëfeu kalimin e tij nga atletika te bota e showbizit.
Po ashtu ai zbuloi çmimin më të lartë të paguar për një artist në një natë dhe se si paraqitet tregu aktualisht.
Në fillim jam marrë me sport, me atletikë. Në fillim kam pasur miqësi me Ertemiona Meidani, Endri, Stefi, Devis Xherahu, Ingrid Gjoni, Çiljeta, Zaimina, Greta Koçi e me radhë. Në fillim kisha miqësi, nga që unë isha i atletikës, pastaj nisi gradualisht, si fillim marketing, duke qenë sportist.
Më vonë pas disa vitesh, nga mosha 23-24 vjeç, bëja dhe sportin dhe pjesën artistike. Më pas u tërhoqa nga artistët dhe u mora me klubet. Mora pjesë në kampionatin europian dhe kaq e lashë me sportin. Kishte më shumë fitim dhe interes te klubet dhe artistët se sa te sporti. Ndaj u detyrova të ndiqja një rrugë tjetër, për të krijuar benefitet e mia.
Kam bërë tre degë të ndryshme, njëra shkenca e lëvizjes, menaxhim sporti dhe tjetra fizioterapi, por asnjërën prej tyre nuk ushtroj. Nga 2017-2019 ra shumë pjesa e lokaleve dhe duke u përqendruar në Tiranë, nuk ke interes të merresh me artistë, por më mirë të fokusohesh në një klub. Artistët bëjnë pazar, janë të mirëkuptueshëm.
Një artist është një herë në muaj në klub, pasi më shpesh konsumohet imazhi. Pagesa e artistëve është personale. Unë bëj marrëveshjen, por shifra është personale. Çfarë dalin janë manipulime. Ka artistë që marrin më shumë nga sa meritojnë. Ka artistë që nuk e meritojnë vlerën që marrin. Në klub zakonisht nuk përdoret live, është më shumë playback.
Për muajin e Ramazanit i përgjysmojmë shfaqjet dhe artistët e përgjysmojnë çmimin. Viti i ri dyfishon çmimet. Shifra më e lartë që kemi paguar ka qenë 60 mijë euro për një natë. Të gjithë artistët janë me deklarime dhe artistja i ka marrë në një natë. Në rast festash klubi i nxjerr fitimet ndërsa kur futet dhe konkurrenca në mes është problem. E premtja dhe e shtuna është fokusi.
Ka rënë shumë tregu dhe zhurma dhe unë e lidh gjithçka me pjesën ekonomike. Jeta e natës ka këtë që unë shoh shokët e mi të martuar dhe me fëmijë. Kur të largohem nga kjo pjesë, do fokusohem tek diçka tjetër. Për lidhje tentoj, mund të jem në tentim, por kur të vijë momenti. Për momentin mund të jem drejtori i vetëm artistik, të tjerët ose janë martuar ose këtë pjesë e bën pronari. Unë bëj programin artistik të klubit.
Kjo verë ka rënë për biznesin, se ka qenë shumë turizëm i huaj. Kam përshtypjen se do fokusohemi në turizëm tek të huajt dhe tek ndikimi ndërkombëtar, se në Shqipëri me turistë të huaj pati ndikim Tayna, Dhurata, Noizy, don Xhoni, Dafina. Elvana ka ndikim të mirë por dhe sikur mos të ketë shumë treg shqiptarë, asaj i vijnë enkas shqiptarë.
Finem më ka surprizuar shumë, ku në një dalje publike, pati zhurmë shumë të madhe dhe një talent shumë i madh. Një zhurmë shumë e madhe, u surprizova për mirë. Sot nga artistët e rinj, Finemi është zhurma më e madhe. Edhe pse nuk e kam në menaxhim, por më ka surprizuar dhe ka punuar fort. Dëgjoj më shumë muzikën shiptare, te baladat, komerçiale.



