Eksperti i sigurisë ushqimore Abdyl Sinani shpjegon si të ruhemi nga ushqimet në verë: Kujdesi me temperaturën

Eksperti i sigurisë ushqimore Abdyl Sinani shpjegon si të ruhemi nga ushqimet në verë: Kujdesi me temperaturën

Eksperti i sigurisë ushqimore Abdyl Sinani jep këshilla se si të ruhemi nga ushqimet gjatë muajve të verës.

Në edicionin “MCN Economy”, ai deklaroi se që të gjithë produktet si rrushi apo molla, kur shkëputen nga pema, vazhdojnë frymëmarrjen biologjike dhe se duhen konsumuar brenda afateve dhe jo përtej tyre pasi mund të bëhen të dëmshme për shëndetin.

Eksperti këshillon që ushqimet të lahen me ujë të rrjedhshëm mirë dhe të fshihen mirë.

Drupal Ad

Kur theret mishi duhet futur fillimisht në 4 gradë dhe jo më shumë se 2-3 ditë.

Nëse do e ruajë për kohë të gjatë duhet ta fusë në minus -27 gradë në dhoma ngrirja, kur arrin temperatura në kockë -7 gradë, çohet në ngrirje në -18 gradë, një nga detyrat kryesore është të ruajë një ekuilibër bazik dhe mund të ruhet për 6 muaj.

Nëse ushqim është prishur, krijon radikalet e lira, duhet ta rregullojmë këtë pehash nëpërmjet temperaturave. Qershitë janë me pehashin 8 të zgjasin jetën.

Kur hamë mish e dimë që është acid. Bëhet një kombinim i tillë që të mos lëviz asnjëherë pehashi 7.04. Në temperaturat e larta duhet ta ulim domosdoshmërisht temperaturën.

Se produktet marrin frymë. Tregtarët që kanë merkatot në ambiente nuk iu intereson që të ndodh, nuk duhet lejuar që fryëmëmarrja të nxehet.

Nëse kërcelli nuk kërcet, nuk është e freskët. Detyra e parë është të mos lejojmë të krijohen radikalet e lira.

Shitësit ambulantë kanë detyrim të kenë ventilatorë. Lopa, dhia, delja, po të jenë të sëmura, përdorin antibiotik.

Po fermeri nuk duhet të lejojë që të theret pa u konsumuar antibiotiku, pasi del në qumësht, në vezë, në mish. Qumështi patjetër duhet të pasterizohet.

Te shitësit ambulantë nëse është i rregullt, në dimër mund ta mbash deri në katër orë, ndërsa në verë në këtë kohë kaq të nxehtë, nuk duhen lejuar mbi një orë.

Mishi, veza dhe qumështi, janë ushqim bazë. Veza duhet ruajtur në katër gradë se kanë aminoacide të pazëvendësueshme, se nuk i prodhon organizmi, i marrim të gatshme.

Po u shkatërrua qeliza, humbet në pehash dhe krijon radikalet e lira. Tani që vijnë dhe turistët dhe janë shtuar pikat e restorantit, mishi duhet ti nënshtrohet fazave tamam.

Apo domatet dhe mollët, të gjitha duhet t’i nënshtrohen rregullave të frymëmarrjes dhe prishjes, nëpërmjet temperaturave.

Produktet në shtëpi duhen ruajtur në 18-20 gradë. Domatet dhe bananet nuk i fusim në frigorifer.

Bananet rrinë jashtë deri në 6 ditë, ndërsa domatet vazhdojnë pjekjen natyralisht, por jo sa të zbuten, se nëse dëmtojnë organizmin, kthehen në helme.

Mund të pësojmë diarre. Helmimi shkaktohet nga disa baktere. Mishi në hell i pjekur shumë shkakton lëndë kanceroze, nuk duhet ta hamë aq shumë.

Peshku është mjaft i rrezikshëm se menjëherë kontaminohet, duhet ta mbajmë në temperatura shumë fikse dhe me akull, 2-3 gradë mund ta mbash deri në 3 ditë, jo më tepër.

Fëmijët duhet të konsumojnë 9 gramë në ditë fibra. Dieta është gjëja kryesore e njeriut. Duhen konsumuar sa më shumë fruta, perime dhe ujë.

Në mëngjes do hash 300 kilo kalori, një gotë qumësht, një copë bukë të thekur, me gjalpë ose djathë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy