
Kreu i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku deklaroi në studion e emisionit “MCN Economy” se modeli ekonomik që ndjek Shqipëria është në kundërshtim me mbrojtjen e interesit publik.
Duke vijuar shpjegimin e tij, Buxhuku tha se politikat tona fiskale godasin prodhimin dhe industritë vendase.
Ne nuk kemi modele ekonomike të njëjta me rajonin. Modeli ekonomik që Shqipëria ka ndjekur, është model alla shqiptar i cili nuk është qartësisht në mbrojtje në interesit publik. Politikat ekonomike e njohin peshën në rritje që kanë PPP-të që për nga madhësia e kontratave të lidhura mund të ketë arritur 30-40% të detyrime që shteti ka, të borxhit. Ne nuk kemi politika ekonomike të mirëfillta. Politikat ekonomike kanë qenë në kundërshtim me interesin publik dhe i shkonin për shtat një grupi njerëzish dhe kompanish të lidhura me vendimmarrjen politike. Të gjitha bizneset i nënshtrohen një politike që ia merr paratë atyre dhe ia jep grupit të privilegjuar. Sistemi vjel masën e qytetarëve dhe bizneseve si burim për të marrë paratë dhe për t’ia dhënë këtij grupi që është pranë vendimmarrje. Kjo është politika që është ndjekur. Në Kosovë nuk ka politikat të tilla, PPP. Di që dhe Serbia nuk i ka në këtë masë. Modeli ekonomik shqiptar duket qartë që vepron kundër interesit publik. Dhe këto kompani që përfitojnë, këto nuk kanë ndërtuar sistemet e tyre. Dhe këto kompani nëse humbet ky bonus ligjor ata do të jenë në vështirësi. Pjesa e parë është pjesa e ngarkesës fiskale, ne e kemi të lartë relativisht. Pjesa e dytë lidhet me ekonominë. Ekonomia jonë është me theks informal dhe kjo vë në pikëpyëtje efikasitetin e politikave fiskale. Modeli ekonomik i Shqipërisë në kundërshtim me prodhimin vendor. Jo vetëm me vendosje taksash, si me rastin e karburanteve. Është ngarkesë e madhe për qytetarët, për industritë dhe këto bëjnë të ulët konkurrueshmërinë, dhe fuqinë blerëse. Nëse ke karburantet e shtrenjta si pasojë e politikave fiskale dhe kontrabandë bëjnë që prodhimet vendas të jenë jo konkurrenciale, fytyra ekonomike është kjo që shprehet jo vetëm me taksa shtesë por dhe me heqje aty nuk duhet. Politika fiskale godet prodhimet vendore dhe industritë vendore.
Duke vijuar më tej, Buxhuku tha se sistemi taksor i ngarkuar nxit informalitetin.
Taksimi i lartë në kushtet e informalitetit të lartë është mënyra më e gabuar për interesat publik dhe prodhimet vendore. Sa më të larta të jenë taksat aq më e madhe është përpjekja për t’i shpëtuar atyre. Fatkeqësisht dua të them që politikat fiskale në Shqipëri janë terreni më i përshtatshëm për të bërë atë që quhet kapja e shtetit.
Sistemi taksor i ngarkuar e nxit informalitetin. Kontrabanda që bëhet me karburantet e kalon 300 milionë euro evazion në vit. 300 milionë euro që mund të shkojë 8-9% të buxhetit të vendit që është evazion i pastër, që do të thotë grabisin taksat dhe tatimet që duhet të paguheshin. Barra fiskale është shumë e lartë. Të dyja këto shkojnë me njëra-tjetrën. Mbajtja e një taksimi të lartë çon në rritjen e përpjekjeve për evazion. Është kthyer me një biznes. Vetë operatorët kërkojnë të kenë tatime të larta.



