Krimi i pasionit në Fier, 29-vjeçarja, nënë e dy fëmijëve, burrin e kishte në emigrim

Krimi i pasionit në Fier, 29-vjeçarja, nënë e dy fëmijëve, burrin e kishte në emigrim

Detaje të reja dalin nga krimi i pasionit, ku një 32-vjeçar nga Fieri vrau të dashurën e tij, e më pas i dha fund jetës. Viktimat e identifikuar si Deni Derveni 32-vjeç dhe Ermira Arapi Dushi 29-vjeç ishin respektivisht të martuar dhe me fëmijë, ndërsa dyshohet se kishin një lidhje jashtëmartesore me njëri-tjetrin.

Ermira Arapi nga Lushnja, e cila u gjet sot e vrarë në një makinë tip ‘Fuoristradë’ buzë rrugës në fshatin Shënpjetër të Fierit ishte nënë e dy fëmijëve, ndërsa bashkëshortin e kishte emigrant raporton "BW". Ajo jetonte bashkë me familjen në fshatin Fermë Çlirim të Fierit. Nëna e dy fëmijëve punonte si shitëse. Ndërkohë, Drini Derveni kishte një fëmijë dhe jetonte në Fier. 

Nga këqyrja e trupave të tyre, policia tha se dallohej qartë se 32-vjeçari pasi kishte qëlluar me armë të dashurën, ka vrarë edhe veten. Policia e gjeti atë me një pistoletë tip ‘TT’ në dorë dhe tha se ka qitje me puthitje në kokën e tij, që i shtyn hetuesit të besojnë që ai është autor i vrasjes së të resë, me të cilën ka pasur një lidhje jashtëmartesore. Pas këtij akti fieraku i ka dhënë fund edhe jetës së tij. Pritet të dalin të tjera detaje rreth ngjarjes që tronditi mbarë opinionin publik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy